Ballina ED/OP A do të ishte Qeveria e Ekspertëve apo Shpëtimit Kombëtar vërtetë...

A do të ishte Qeveria e Ekspertëve apo Shpëtimit Kombëtar vërtetë rrugëdalje ?! – Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë e dimë tashmë së çka u punua dhe çka nuk u punua deri më sot në Kosovë.E dimë së nuk u punua mirë.Pushtetet që u ndërruan, nuk u vunë në shërbim të duhur te qytetarëve , por qytetarët u vunë në
shërbim të pushteteve!Shteti në sistemin demokratik nuk e plaqkitë popullin!
Në anën tjetër këto parti që i kemi seriozisht kan filluar ta rrezikojnë ekzistimin e shtetit ?! Nuk ka krizë politike dhe institucionale që nuk përjetuam ,dhe atë pa asnjë zor . E kam thënë në një shkrim para këtij së pushtetet e deritashme ishin të formës piramidale!
Po shihet së vendi ka nevojë për Qeveri të Ekspertëve .Ideja do të ishte për të formuar një qeveri që do të përbëhej nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe e cila do të punonte vetëm për të mirën e qytetarëve.Mirë do të ishte që këtu të përfshihën ata që deshirojnë
të kontribuojnë për përmirësimin e situatës politike e situatës ekonomike, në të cilën na kan futur, njerëzit e padijshem dhe të papërgjegjshëm .Këta njerëz të cilët do ta drejtionin Qeverinë e Ekspertëve mirë do të ishte të janë pa ngjyrime politike,por bën punë edhe të partive politike ,të cilët kishin më punuar ndërshmërisht. Gjendja e tanishme tregon së situata pas shtyrjës kaq të gjatë për të formuar koalicionin, nga LVV e LDK ,nuk është e mirë, dhe nuk do të këtë përmisime që aq gjatë janë pritur, edhe nese ndodhë më në fund ky kolacion.
Gjithëqka tashmë është zvetnuar, së u mor vesh së po bëhët garë për ndarjën e posteve pushtetare,  pandonjë seriozitët për shtetin dhe të ardhmën e tij. U injorua gjendja politike dhe interesi nacional, u injorua vota e sovranit, u injorua ekonomia dhe nxitja për formimin e vendeve të reja të punës për rininë , e cila ka marr botën në sy!
Kjo pa ndjeshmëri e kësaj gjendje shoqërore ,është duke na kushtuar tepër shumë , e një kohë të gjatë.
Formimi i qeverisë së ekspertëve apo shpëtimit kombëtar është me të vërtetë rrugëdalje me duket mua.
Qeveria e Ekspertëve do të mund të tregonte rezultatet e para brenda disa muajve, duke organizuar edhe reformën zgjedhore si para
pregatitje për zgjedhjet e reja.
Është thjeshtë e pabesueshme së si është qeverisur më vendin për këto 20 vite.
Ka me siguri njerëz në këtë vend të cilët janë në gjendje të
krijojnë një model të ri të qeverisë dhe të dalim nga kjo krizë .
E gjithë prona shoqërore ka mbetur në duart e individëve të caktuar, e shteti nuk po bën asgjë…
Interesat e qytetarëve kan mbetur anash.
Por, në fund shtrohet pyetja: A është formimi i një qeverie ekspertësh e mundur në bazë të Kushtetutës dhe në ç’mënyrë
ajo do të funksiononte në praktikë?
Në shumë vende të tjera parashihet krijimi i qeverive të tilla. Ky është vetëm një rekomandim imi , që mendojë së një qeveri e tillë, mund të formohet , dhe shumë do të bënte  që rrjedhat politike , ekonomike dhe interesi shtetëtor e kombëtar të vihen në binarë…!