Kushtetutë me halle
Me fije kompromisi
Dolën penjtë në valle
Pabesi ban pisi.

Çdo gjë shkoi në ferrë
Iku gjaku, djersa.
Vetëm interes
Po votë kërkon karriera.

Turpin hanë me bukë
Si një copë xham në epruvetë
Këmisha na u rrudhë
Po luftëtari pse hesht .?

Akademikët janë strukur
Nga kërcënimet monstruoze.
Me premtime “mburrërore”
Të gjithë në arkivole…

——–

ATDHEU

(Për mini shengenat)

Hej ore ti o satarap
Po ti them dy fjalë
Për merak- se

Atdheu s`ëhtë trap
As vend teloznë për trokëllashet
As rrah i prerë nga kopila

As rraqe e tugjargjiut-sh..ut
As savan i oligarkve
As zhugal për ordiner

Rri largë llajke o i marre
Largë duart nga ne o lugatë
Ti o trap o tretoj shtirat

Se aty ka Adema, Xheva e Saliha
Ka Agima e ka UÇK-ja
Atdheu im ka plotë Petrita…

-Nga Gjermania, Janar 2020-