Ballina Aktualitet Jo hipokrizi, por pёrgjegjshmёri politike – Nga Islam Lauka

Jo hipokrizi, por pёrgjegjshmёri politike – Nga Islam Lauka

Po bёhen 3 muaj nga pёrfundimi i zgjedhjeve tё 6 tetorit, por Vetёvendosje dhe LDK ende nuk kanё arritur tё merren vesh pёr formimin e koalicionit qeverisёs. Veberi e ka pёrcaktuar politikёn si “lojё pёr pushtet”. Lojё, por jo luftё. Lojё me rregulla, por jo xhungёl. Lojё tё ndershme, por jo me hile. Aq mё keq, me kurdisje rezultati. Shkurt, lojё tё pёrgjegjshme politike.
Nga bisedimet e deritanishme midis dy partive fituese, rezulton se, pёr fat tё keq, LDK nuk po e shfaq pёrgjegjshmёrinё e vet politike, qё ishte karakteristikё e epokёs rugoviane.
Sё pari, nuk ka tё bёjё me pёrgjegjshmёri politike teza e LDK-sё “VV le ta bёjё qeverinё, ne ja japim votat”. Kjo ёshtё ikje nga pёrgjegjёsia, mё saktё, mungesё elementare e saj. Dhe mё tej, ajo pёrbёn njё tjetёrsim tё vullnetit tё popullit. Qytetarёt e Kosovёs ia dhanё votat LDK-sё qё ajo tё marrё pёrgjegjёsi politike dhe bashkё me VV tё realizojё ndryshimin e shumёpritur, jo qё kёtё pёrgjegjёsi t’ia kalojё krejtёsisht njё subjekti tjetёr. Veҫ kёsaj, ёshtё hipokrizi qё tё hiqesh si luftёtare e flaktё e ndёrtimit tё intitucioneve, duke votuar pёr krijimin e qeverisё sё njё subjekti tjetёr dhe, nё rastin mё tё parё, si opozitё, ta kundёrshtosh, deri sa ta hedhёsh nё erё institucionin e ngritur me votat tua, pёr llogari tё interesave tё ngushta partiake.
Sё dyti, nuk ka tё bёjё me pёrgjegjshmёri politike kushti i LDK-sё qё, pёr krijimin e qeverisё sё koalicionit, Vetёvendojse duhet tё bjerё dakord qё posti i Presidentit t’i lihet LDK-sё. Kjo ҫёshtje nuk ka qenё objekt i fushatёs sё zgjedhjeve tё 6 tetorit. Qytetarёt nuk kanё votuar pёr zgjedhjen e Presidentit, por pёr ҫёshtje tё tjera, shumё mё tё mprehta. Duke e paraqitur interesin e ngushtё individual ose partiak, si vullnet tё popullit, LDK po shfaq jo pёrgjegjshmёri, por hipokrizi politike. Nё fakt, ajo po punon jo pёr marrёveshje, por pёr kurdisjen e rezultatit tё lojёs.
Sё treti, nuk ka tё bёjё mё pёrgjegjshmёri politike teza e ithtarёve tё kёsaj partie, se balancimi i pushtetit qё ajo po kёrkon, nё thelb, ёshtё balancim i antiinstitucionalizmit tё VV me moderacionin dhe institucionalizmin e LDK-sё. Qytetarёt e Kosovёs, dy herё rresht, nё zgjedhjet e pёrgjithshme parlamentare nxorrёn VV si parti tё parё. Ata nuk janё aq naivё sa tё kёrkojnё tё qeverisen nga njё parti qё ёshtё kundёr institucioneve shtetёrore nё vetvete. Ata kanё votuar pёr partinё qё mё shumё se simotrat e sa, i ka bindur qё ёshtё kundёr institucioneve tё kapura nga krimi e korrupsioni. Nuk qёndron as teza se LDK gёzon mbёshtetjen e partnerёve tanё strategjikё, ndёrsa VV-ja, jo. Uashingtoni, Brukseli e Londra u kanё kёrkuar dhe po u kёrkojnё me kёmbёngulje VV dhe LDK-sё qё tё krijojnё, sa mё shpejt, institucionet dhe i kanё siguruar ato pёr mbёshtetjen e tyre.
Sё fundi, Kosova nuk e ka luksin e pёrsёritjes, pa fund, tё zgjedhjeve parlamentare. Referimi tek precedentёt e Spanjёs apo Izraelit, ku pati zgjedhje tё pёrsёritura, pёr Kosovёn nuk qёndron. Ato janё demokraci tё qёndrueshme dhe kanё ekonomi tё zhvilluar. Kosova nuk i ka asnjёrёn. Pёr mё keq, ajo nuk e ka pёrmbyllur as subjektivitetin e saj ndёrkombёtar. Para Spanjёs dhe Izraelit kemi precedentin e Bosnjё-Hercegovinёs (B/H), qё qёndroi mbi njё vit, pa qeveri. Pasojat dihen. Nё literaturёn politike, B/H klasifikohet si shtet jofunksionues. Formimi i qeverisё sё koalicionit atje ka vёshtirёsitё e veta, qё lidhen me ekzistencёn e partive nacionaliste, tё cilat pёrfaqёsojnё tre etni dhe dy entitete tё ndryshme – Federatёn Kroato-boshnjake dhe Republikёn Serbe.
Po nё Kosovё, ҫfarё po pengon qё tё arrihet marrёveshja e koalicionit qeverisёs? Nё gjykimin tim, asgjё tjetёr, veҫ pёrgjegjshmёrisё politike. Ёshtё koha e fundit qё LDK, si partia shtetndёrtuese mё e vjetёr dhe mё me pёrvojё nё kёtё vend, tё vetёdijёsohet pёr pёrgjegjёsinё e saj politike, shtetёrore e morale para popullit, kombit e historisё dhe sё bashku me Vetёvendosjen tё krijojnё koalicionin qeverisёs, pёr tё cilin Kosova ka nevojё jetike.