Ballina Muzikë “Rolling Stones” lansojnë 130 klipe të pa publikuara nga viti 1969

“Rolling Stones” lansojnë 130 klipe të pa publikuara nga viti 1969

Rreth 130 klipe të papublikuara nga performancat e “Rolling Stones” në vitin 1969 u publikuan në internet pak orë para fundit të vitit 2019.

Audio klipet, që variojnë nga rreth dy minuta deri në 23 minuta në gjatësi, u publikuan në një llogari në YouTube të emërtuar 69RSTRAX. Pak përpjekje u bënë në reklamimin e pranisë së tyre, ndërsa rreth 40 klipet më të fundit u vendosën madje pa tituj bazik, gjë që sugjeron që e gjitha ishte bërë me nxitim. Megjithatë, çdo klip e kishte një njoftim juridik ku thuhej se e drejta e autorit ishte në pronësi të Abkco.

Variety ka theksuar se ka të ngjarë që publikimi i materialit ishte përpjekja e Abkco për ta zgjatur jetëgjatësinë e të drejtave autoriale, të cilat në rrethana normale do të skadonin 50 vjet pasi të ishin bërë regjistrimet.

Kështu që për ta rifreskuar pronësinë legale, klipet e vitit 1969 do të duhej të publikoheshin deri më 31 dhjetor 2019 – dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Në atë rast, ka të ngjarë që kanali 69RSTRAX nuk do të qëndrojë aktiv për një kohë të gjatë, pasi që tashmë ai e ka përmbushur këtë kërkesë ligjore.

Në mesin e materialit të padëgjuar ishin një numër regjistrimesh live, përfshirë këngë të regjistruara nga festivali Altamont. Versionet alternative të këngëve në studio nga albumet e Stones “Let It Bleed” dhe “Sticky Fingers” (ky i fundit u publikua në 1971 por u regjistrua në dhjetor të vitit 1969). Një version i “Gimme Shelter” i kënduar nga Keith Richards në vend të Mick Jagger, dhe një version i “You Got Silver” me vokale të Jagger në vend të Richards”, ishin gjithashtu prezentë. Një version kori me përvojë të regjistrimit të “You Can’t Always Get What You Want” e ka një kohëzgjatje prej 22 minutash.