Presidenti amerikan, Donald Trump do të dërgojë një delegacion prej nëntë personave në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që do të mbahet nga 21 deri më 24 janar.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin do të udhëheqë delegacionin, ka thënë Shtëpia e Bardhë më 1 janar.
Ai do të shoqërohet nga Sekretari për Tregti, Wilbur Ross, Sekretari për Punë, Eugene Scalia, Sekretarja për Transport, Elaine Chao, Përafaqësuesi amerikan për Tregti, Robert Lighthizer, dhe këshilltarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Ivanka Trump dhe Jared Kushner.
Ivanka Trump është vajza e presidentit amerikan dhe Kushner dhëndrri i tij.
Duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, agjencia e lajmeve, Reuters ka thënë se edhe vetë Trump planifikon të jetë pjesë e këtij Forumi.
Ai ka marrë pjesë në organizimin në Davos edhe më 2018.