Ballina Bota Presidenti Trump dhe raportet me udhëheqësit botërorë

Presidenti Trump dhe raportet me udhëheqësit botërorë

Presidenti Donald Trump ka marrëdhënie të tensionuara me aleatët e NATO-s, por duket se mban lidhje më të ngrohta me një numër udhëheqësish jo demokratë, përfshirë Kim Jong Unin e Koresë së Veriut, Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atë rus, Vladimir Putin. Megjithë këtë, një anketë e kohëve të fundit tregon se një shumicë e konsiderueshme e amerikanëve, është për një politikë të jashtme tradicionale, të mbështetur tek aleancat e fuqishme ushtarake, tregëtia e lirë dhe promovimi i demokracisë e të drejtave të njeriut në botë.

Presidenti Donald Trump ka një qëndrim të tijin, të pazakontë në politikën e jashtme. Ai shpesh përdor fjalë të ashpra për NATO-n dhe aleatë të tjerë tradicionalë të Shteteve të Bashkuara gjë që u vu re kur sulmoi udhëheqësin e Kanadasë, i cili u kap në video në një takim të NATO-s në Londër, duke ironizuar zotin Trump.

Megjithatë ai shpesh vlerëson udhëheqësit autoritarë, si presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, të cilin e ka quajtur “një njerpi të mirë me punë të vështirë”, në Twitter.

Edhe takimet e zotit Trump me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un janë shumë ndryshe nga ato të paraardhësve të tij, ashtu si edhe fakti që ai i quajti “të bukura” letrat e Kimit.

Dhe mendoj se do të keni një të ardhme të mrekullueshme me vendin tuaj, një udhëheqës të madh”, është shprehur ai.

Frances Brown, që ka punuar për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për administratat e presidentëve Obama dhe Trump, thotë se duket se zotit Trump i pëlqejnë njerëzit e fortë autoritarë.

Mendoj se shpesh ata ia bëjnë qejfin Presidentit Trump personalisht dhe atij i pëlqen një gjë e tillë. Problemi është se gjithë qeveria e tij, është kundër këtyre udhëheqësve me grusht të hekurt me tendenca anti-demokratike”, thotë Frances Brown e Fondacionit Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

Dhe anketat tregojnë se shumë amerikanë kanë pikëpamje më tradiocionale të politikës së jashtme.

Anketa e vitit 2019 e Këshillit të Çikagos, tregon se 78 për qind mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë të njëjtën mbështetje për NATO-n ose ta rrisin atë dhe pothuajse 60 për qind besojnë se promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë, e bën më të sigurt Amerikën.

Prandaj duket se amerikanët e refuzojnë me forcë largimin nga aleancat globale, thotë ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Daalder.

Vetëm 20 për qind e amerikanëve mendojnë ashtu si presidenti, pra që nga aleancat përfitojnë vetëm partnerët. E njëjta gjë është e vërtetë për tregëtinë”.

I pyetur nëse politika e jashtme e zotit Trump do të jetë faktor për votuesit amerikanë në zgjedhjet e vitit 2020, një ekspert tha se disa mund ta gjykojnë si çështje karakteri.

Mendoj se ndoshta këtë radhë më shumë se më parë, njerëzit do të gjykojnë karakterin dhe mënyrën sesi presidenti sillet me aleatët dhe botën”, thotë Dina Smeltz, e Këshillit të Çikagos për Çështje Globale.

Qëndrimi i zotit Trump ndaj politikës së jashtme mund të mos jetë vendimtar në kutinë e votimit, duke qenë se amerikanët përmendin kujdesin shëndetësor, ekonominë dhe emigracionin si çështje me përparësi për ta./ Zëri i Amerikës