Ballina Kulturë PARANDJENJË – Tufalakim poetik nga Tahir Bezhani

PARANDJENJË – Tufalakim poetik nga Tahir Bezhani

PARANDJENJË

Retë qiellit  shkojnë  të heshtura,

Mendueshëm  rrathëve  t’eterit

Pos  yjeve e hënës

Askush nuk ia dinë  gjuhen   natës

Toka   gjëmon  me zjarrin brenda

Dhëmbët   grimcojnë shkëmbijtë

Kur përjargën retë e zeza

Mendimet  coptohën  vetimave  të verdha

Ushtimë  dëgjohet  qiellit

Përplasën erërat, fryjnë   stuhitë

E  dyshimet  fshihën nën lëkurën e frikës

Vetëm   dritë  e  hënës  dëshmon

Ç’farë do na sjellë një tjetër ditë

Si në ëndër i ndiej  hapërimet

Vrapin  e  dritës  fushës  së  shpirtit

Do të fryjë  një tjetër erë….

 

DHIMBJET QË TRONDISIN SHPIRTIN

 

Ditë me shi, ftoft

Xhamat e dhomës me  vazhga,si lot

Shikoj përmes dritarës

Parandjenjë e dhimbjës prekte thellë

Një telefonatë ndërpreu mendimet:

“ Alo,jeni ju zotriu  X….”

Po i  përgjigjem ftesës!…

“Ka vdekur mbrëmë miku Juaj

Në aksident shkoi. Ngushllime!”

Telefoni mbeti i hapur,buzët dridheshin

Në mesditë,lajmet:

“Tre përsona humbën jetën

Në aksident trafiku në autostradë…”

-O Zot,kah ta ndaj dhimbjen e shpirtit?.!..

Mbyllëm në dhomë, dënesë zemra

Nuk dëgjoj më lajme….

Ngushllohem në vargje që qajnë

Stërpikë të vakta fletës së bardhë

Një ditë e ftoft  në shpirtin tim

Ngrihem  në akullin e dhimbjës

Lajmet nuk i dëgjoj!….

 

QIRI PO DIGJET

Mes gishtërinjëve po digjet qiriu

Ngadal shkrihet,pika pika

Dritë e zbehur mes nate

Tretet  padiktueshëm,fyshës së ashtit

Dhimbja  nuk flet

Nuk pisket  flaka në fikje

Duron deri ne sosje

Rreth e rrotull vetës bënë dritë

Qiriu po digjet në fijën e lidhur

Nuhasë vetëm erë shkrumbi….