Vrasja e heroit të kombit xhemajl Blakaj nga fshati Vrellë komuna Istog, nuk ishte fundi i tragjedisë tonë kombëtare por fillimi i një fillim luftë për t’u çliruar nga tragjedia pushtuese sllave që i kishte kapluar më shumë se gjysmën e trojeve shqiptare. Natyrisht se, liria nuk vjen pa sakrifica, gjakderdhje e flijime. Qëndrimi stoik përballë një makinerie vrastare, siç ishte shembulli i Xhemajl Blakajt, jo vetëm që ishte kushtrim por ishte edhe kushtrim për bashkëkombësit e tij që t’u tregohej se si vdiset për atdhe, pa i dhënë armikut atë që dëshironte, pra shokët e rezistencës, që ishte vazhdimësi e përpjekjeve të heronjve dhe udhëheqësve të shquar siç ishte bërë tani më frymëzim i heroizmit të Jusuf Gërvallës.
Pas vrasjes mizore te Xhemajl Blakajt dhe shumë shokëve të tij të idealit, nga çetnikët serb, pas sakrificave sublime dhe dhunës kundër popullit duarthatë, liria triumfoj si lindje e vështirë e dalë nga muret e gjakosura të burgjeve serbe, që dekada me radhë e kishin ndryrë lirinë e popullit të sfilitur shqiptar. Heroin, për të cilin flitet në këtë dokumentar, është shembulli sublim për të gjithë ata heronj që lindën dhe u rritën me fjalën SHQIPËRI në gojë dhe zjarrin LIRI në gjoks… është bazamenti i lirisë që e gëzojmë ne sot. Gjaku i heronjve kombëtarë nuk shkoj humbës. Nuk është falur e tharë kurrë. Nga celula të vogla si shkëndija stralli, lindi dhe u rrit uragani i madh që me luftën e rezistencë heroike sollën lirinë… andaj ky film dokumentar nuk i kushtohet vetëm nënës Kadë, por i kushtohet mijëra nënave që gjakun e bijve të tyre ia falën lirisë e atdheut.
Fjala e urtë e popullit shqiptar thotë: “Uji fle, hasmi nuk fle”. Pra, edhe tani, pas shumë vitesh liri, lufta për mbrojtjen e fryteve të lirisë nuk ka përfunduar. Shërbimet sekrete serbe, ruse, turke e greke nuk kanë të ndalur në sulme kundër popullit tonë të vuajtur. Ata i lakmojnë dhe janë të gatshëm me çdo çmim ti pushtojnë trojet tona mijëra vjeçare për të zhdukur qenien tonë biologjike dhe penguar bashkimin natyral të trojeve tona. Duke bërë krahasime ndërmjet filmit dokumentar “Nana Kadë” dhe romanit “Paraardhësit” nga autori Muharrem Blakaj, arrita në përfundim se filmi trajton dhembjen, vuajtjet dhe trishtimin e nënës Kadë, (por edhe të gjitha nënave shqiptare), kurse, në anën tjetër, romanin “Paraqardhësit” trajton fijet tinëzare të shërbimeve të huaja sekrete që gëlojnë si gjarpërinj mbi trupin e sfilitur shqiptar.
Unë, nga zemra e uroj autorin e këtyre veprave madheshtore që edhe njëherë, trokitën fuqishëm në ndërgjegjen tonë duke na shkundur që të kemi kujdese, sepse prapa nesh ndodhët kryearmiku i kombit tonë. Lavdi veprës dhe sakrificës së nënave tona heroina. Lavdi dëshmorit të kombit Xhemajl Blakaj! Lavdi dëshmorëve të kombit!
Me respekt nga Isa Maloku