Ballina ED/OP ME SHKAS: PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (9) – Shkruan: Shefqet DIBRANI

ME SHKAS: PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (9) – Shkruan: Shefqet DIBRANI

Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit tëcilin do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e RekordeveGuinness!

Menjëherë me të përfunduar Lufta e UÇK-së në Kosovë, në verën e vitit 1999, Isa Mustafa është kthyer në Kosovë, bile bashkë me sivëllain e tij Bujar Bukoshi, eme te kishin bërë një xhiro fund e kryet Prishtinës, pa iu bërë syri vrik,se ata nuk friksoheshin as nga djelmoshat e pezmatuar të UÇK, që tashmë kishin zbritur nga mali me fitoren e lirisë, meritë kjo e tyre për luftën që kishin bërë. Estrukturattitiste në Kosovëfilluan të mohonin luftën dhe kontributin e tyre. Ky element titistpërfaqësohej nga binomi Mustafa & Bukoshi, që janë ndihmuar nga mediat e UJDI-t Jugosllavë për Kosovën.Jo rastësisht, qysh në ato ditë të vështira kishte nisur një propagandë të cilës nuk i dihej qëllimi. Vërtetë,kishte nisur një propagandëe egër dhe e ashpër,kundër Luftës dhe kundër fitimtarëve.E kjo ishte një luftë speciale që bëhej e ndyrë nga të ndytët që nuk zgjidhnin mjete e as mënyra.

Lidhja Demokratike e Kosovës,edhe ajo kthehej në Kosovë, po disindjehej me faj, se sa për marre e turpërim ndër ne, të mos bëhet fjalë. Ishte përzierë një lloj gëzimi me frikën e fajësisë, madje aty këtu kjo fobi shkonte deri në marrëzi. Në shumë qendra të Kosovës, zyrat e Degëve të LDK-së, as që kishin guxuar të hapeshin, të paktën kështu e kam gjetur Llapin tim, në të cilin për herë të parë kam ecur mesit të rrugës, bile me duar në xhepa dhe kam marrë thellësisht frymë në Lirinë që erdhi, natyrisht edhe falë gjakut të babit tim. Se qenka dashur, edhe unë të frikësohem nuk e kam ditur kurrë, pasi e dija se me nderë e dinjitet e kam kryer obligimin tim qytetar dhe askujt nuk i kisha borxh, për atë periudhë. E theksova këtë fakt se nuk kisha rritur për ta kuptuar, sikur të mos më thoshte pas dy-tre ditësh, njëri nga anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së në Llap. Ai më tha se jam motivuarkur të kam parë se sike ecur lirshëm në Llapin tim të çliruar! Pra paskam ecur krejt serbez, dhe madje pa më bërë syri vrik. Edhe në këto çaste po më rrëqethet trupi nga ajo frikë që i kishte përfshirë individ dhe struktura të caktuara. Tamam sikurse sot që e ka kapur fobia Isa Mustafën, nëse Albin Kurti, do të arrijë për t’i zgjedhur institucionet e Kosovës, për të cilat, po të isha në pozitën e Kadri Veselit dhe të Ramush Haradinajt, do ti kisha votuar pa hezitim, për t’ia bërë me dije Isa Mustafës dhe strukturave servile nga Kolegji RIINVEST, bashkë me atë “Brezin e Republikës”, se vetëm ata që kanë luftuar dhe e kanë çliruar Kosovën,mund tësakrifikojnë për fatin e saj,madje shumë më shumë e tepër më lehtë se sa “LIDHJA”, ideologjike e Isa Mustafës!

Vërtetë, në verën e vitit 1999, frika ishte e madhe, bile shumë ma e madhe se sa që mund të thuhet e të përshkruhet, tamam ishte bërë sa një kodër, sa një mal i madh. Ky nuk është ekzagjerim, kështu ishte, prandaj mund të konstatojmë se nga frika shqiptari përpunohet më kollaj, spiunon më lehtë dhe vret edhe vëllain e vet për interesa, veçmas kur e kupton se askujt nuk do t’i jep llogari?! Pikërisht atëherë humanizmi dhe njerëzorja bien për tokë?! Këto deformime dhe këtë frikë Kosova i ka përjetuar deri në palcën e saj.

Natyrisht, ndodhën vrasje të cilate rritën frikën edhe më shumë për të jetuar e për të gjallëruar. Në anën tjetër, strukturat e ish sistemit dhe bijtë e tyre pasanik, që ishin spiun të njohur dhe udbashtë rafinuar e me damkë, do t’ua mësyjnë misioneve ndërkombëtare, zyrave diplomatike, jo aq për të punuar se sa për të informuar, përkatësisht për të spiunuar, vëllezërit e tyre.Në këtë situatë, edhe Bashkësisë Ndërkombëtare, dukej se i pat interesuar kjo kategori, përjashtohet rasti nëse nuk kanë punuar me listate lëna të gatshme të cilat mund t’ua kenë përcjellë “si amanet” strukturat e sistemit serb që ishin më parë në Kosovë. Me sa duket,është kjo kategori e pa kurrizore e cila arriti për tu sistemuar, ku mundi e si mundi, pastaj dyshohet se pikërisht kjo kategori i kanë prishur e deformuar CV-të, për strukturat që nuk i pëlqenin, që nuk i dëshironin, madje as çlirimtarët nuk i pëlqenin?! E pra thika me dy tehe në duart e sojnikëve, binte siç bie drapri mbi barin e njomë, në njërën anëmbi Elitën Intelektuale, e cila përgjatë tërë sistemit nuk u dorëzua, nuk u nënshtrua  dhe as nuk u komprometua, po më shumë, në atë kohë i pengonin strukturat e dala nga lufta.

Shikuar nga ky prizëm, mendojmë se ishte ajo kohë, dhe ishin ato veprime, që në një kohë rekorde do ta paralizojnë tërë Elitën Intelektuale, e cila i kishte dy rrugë: O të bëhej servis i çobanëve, pavarësisht nivelit që kishin, ose të pranonin të bëheshin luajal ndaj strukturave ndërkombëtare, edhe pse ato kishin marrë në shërbim, bijtë efunksionarëve të atij sistemi dhe të udbashve, të cilët në masë të madhe ishin sistemuar nëpër organizata të fuqishme ndërkombëtare që kishin zbritur në Kosovë.

Ka mundësi të kenë pasur misionpër ta izoluar Elitën Intelektuale, dhe intelektualët që nuk ishin nënshtruar pasi ishintë ndërgjegjshëm, në të kundërtëndëshironin t’i mbanin të izoluar dhe sa më larg turmës. Të kësaj natyre mund të jenë me dhjetëra Organizata Joqeveritare, institucione informative, media e shumta nga të cilat, në një kohë rekorde, shefat e tyre, u bënë të pasur, por pjesa dërmuese  nga lufta dolën shumë të pasur. Pikërisht kjo kategori kishte nisur të tallej edhe me çlirimtarët, në njërën anë, dhe në anën tjetër do të jetë pikërisht kjo propagandë që do t’ua përgatis kurthin me dhjetëra intelektualëve të cilët ose u vranë, ose u kidnapuan dhe madje disa flitet se janë likuiduar pa lënë asnjë gjurmë, e jehona e vrasjeve politike, si magjia e zezë, i ka errësuar Kosovës qiellin e saj.

E nëse mund t’i japim vetës të drejtë, për t’i justifikuar disa nga vrasjet e njerëzve me damkë,të cilët kishin qenë në strukturat e sistemit, vrasjet tjera që bënë jehonë, nuk mund të mbuloheshin, sidomos kur vriteshin intelektual të cilët nuk kishin asnjë faj, dhe nuk kishin qenë strukturë e atij sistemi që perëndoi. Por si duket ato vrasjebëheshinpër ta ngatërruar lëmshin e hetimeve, që përsëri duhej ta bënin strukturat e sistemit paraprak. Dhe kjo gjë ishte mbase e natyrshme, pasiluftëtarët e UÇK-së, nuk kishin staf të mjaftueshëm, në të gjithë sektorët e sigurisë, drejtësisë etj. Andaj mendojmë se janë këto shkaqe që privilegjuan një segment të caktuar,për të shfrytëzuar një rrugë tjetër, më të shkurtër, por më fatale dhe me pasoja për të ardhmen e vendit.Në atë verë, Kosova, po mbytej nga uzurpimet e mëdha të pronave shtetërore dhe atyre private, qofshin ato të komunitetit serb e malazez të cilët e kishin braktisur Kosovën, e qoftë duke uzurpuar gjithçka, madje edhebrenda vet sojit. Në atë kohë do tënis të zhvillohej një biznes pa kritere, i cili synonte për t’i blerë ose përvetësuar  pronat dhe objektet e serbëve. E kjo gjë realizohejnëpërmes agjensioneve të caktuara të cilat udhëhiqeshin kryesisht nga struktura të sistemit që perëndoi ose thjesht nga bijtë e tyre.

Në këtë gjendje tejet dramatike dhe mjaftë kaotike, nis notimi i klanit Bukoshi & Mustafa, të cilët menjëherë filluan të derdhin miliona marka gjermane, qoftë për ta shpëtuar kokën e tyre ose për t’i bërë lëmosh proceset. Një rast më i njohur është  e dhëna kur Bujar & Bukoshi,filloi tî zbuste strukturat e egërsuara të UÇK-së, të cilat edhe pse kishin nevojë, nuk ishin në gjendje për t’i pranuar ato para nga Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil. Megjithatë, (nëse nuk gabojë), është gjetur kompromisi,në mes të tyre sa për t’i derdhur ato mjete në një fond në emër të një shoqate, që pastaj pikërisht strukturat e UÇK-së ti përdornin dhe ti shpërndanin,për personat me nevoja të mëdha që kishin plagë nga lufta, ose iu kishin shkatërruar shtëpitë e katanditë e tyre.

Të kësaj kohe janë edhe milionat e përfolura që Isa Mustafa bashkë me Bujar Bukoshin, i kishin nëpër xhepat e tyre, ose në “DARDANIA Bankë” në Tiranë. Para këto të mjaftueshme për t’ua dedikuaredhe oficerëve të FARK-ut, të cilët ruaninatë besnikërinëe tyre ndaj shefave. Qysh në ato vite një pjesë e tyre u bënëtë pasur, edhe ata përvetësuan ose blenë prona e objekte të mëdha. D.m.th. me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, bashkë me Institutin “RIINVEST”, pikërisht kjo eskortë nga FARK-uu riaktivizua duke u bërë të zëshëm dhe profesionist për të shantazhuar të gjithë ata që kishin kuraje për t’ua kritikuar punëdhënësin e tyre Isa Mustafën.

Në këto shtendosje dhe në këtë berihaje, ku askush nuk dinte të shpjegonte, se cila udhë na shpinte drejt suksesit të së ardhmes demokratike, Isa Mustafa, kryesisht ka heshtur dhe nuk është paraqitur në jetën publike. Sigurisht ajo kohë i duhej për tu pajisur me grada akademike, tamam sikurse aksionari tjetër në Institutin RIINVEST, prof. dr. Muhamet Mustafa, i cili gjatë asaj kohe ishte ligjërues në Fakultetin Ekonomik[1]. Sigurishti lidhnin interesattë tyre të hershme nga koha e sistemit që po perëndonte[2].

Ky fakt do të duhej të ngjallte hetime për të kuptuar se Isa Mustafa, ka mundësi që edhe karrierën akademike ta ketë fituar me duar në xhepa, siç e ka tashti tërë karrierën politike, në çdo kohë dhe në të gjitha etapat e sistemit komunist.Andaj, e luftonte LDK-në Isa Mustafa,  e luftonin edhe të tjerë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil.Ky i fundit vepronte në kuadër të LDK-së[3], përmes së cilës i realizoi të gjitha ambiciet për tu bërë Kryeparlamentar, kurse procesin, Gjykata Kushtetuese[4] e klasifikonte si shkelje kushtetuese, prandaj tradhtoi LVV, për të bërë pakt me PDK-në, për tu bërë pastaj Kryeministër[5] me ambiciet e ngjallura ku nëpërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE, menduaka  për t’u bërë edhe president i Kosovës[6], fatkeqësisht pa ia ditur hallin shëndetit të tij mjaftë të rrënuar[7]. Në anën tjetër Isa Mustafa, mbetët Isë i cili gjithmonë interesin e Kosovës e ka shkrirë dhe e ka shitur për interesat e tij personale, qofshin të karrierës, ato  politike dhe rastet apolitike[8].

Isa Mustafa, vazhdimisht është trajtuar si ekspert dhe njohës i ekonomisë, por askund dhe askush nuk mund ta shpjegojë cila ishte veprimtaria e tij, në fushën shkencore dhepaska shndritur dija e tij, përkatësisht cilin institucion e nxori nga kriza ajo dije dhe kontributi i Isa Mustafës. Padyshim, kontributi i tij ishte negativ, por në këto rrethana do të duhej që Fondi i Trepërqindëshit, Huaja Popullore[9], të cilat nuk iu kthye kurrë bashkatdhetarëve.Pastajfalimentimi i “Dardania Bankë”, në Tiranë[10], për të cilën nuk dihet nëse ka pasur hetime apo jo, pordhjetramiliona të mbeturapara të gatshme në Unionin e Fondeve të Republikës së Kosovës, i njohur si UFORK, që nuk i kanë dhënë dikujt llogari, sikurse që nuk dihet nëse qenka zhvilluar ndonjë hetim profesional[11].

Gjatë këtyre viteve ka dominuar një lloj heshtje e Isa Mustafës, e me kalimin e kohës shihet se pozitën politike, sa ishte Kryetar i Prishtinës[12], ai e paska shfrytëzuar për interesa të veta personale, (që me duar në xhepa),i cili më vonë është zgjedhur anëtarë i rregullt në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës[13]. Do të ishte me rëndësi të madhe po të dihej personiqë propozoi dhe në cilësinë e cilit institucion, paskan shkuar për varrim. Së këndejmi edhe veprat e tij profesionale janë përplot me dyshime ku lehtë do të vërtetoheshin nga hetuesia që do të niste hetim për këto çështje të dyshimta.

Isa Mustafa, i ka të publikuara vetëm dy libra me autorësi të tij, të cilët janë kategorizuar si tekste universitare, ndonëse janë të botuar nga një institucion privat, në të cilin ai është aksionar, nuk do të duhej të merreshin si shkencore, aq më pak t’i pranoheshin si libra universitar.

 

Tekstet universitare:[14]

– Dr. Isa Mustafa: Menaxhmenti financiar, botimi III, Riinvest, Prishtinë 2008.

– Dr. Isa Mustafa: Udhëheqja, efiçienca dhe efikasiteti – Leadership, botues Riinvest, shkurt 2004.

 

Saktësisht Instituti, përkatësisht Kolegji i tij privat, dhe punëtorët e punësuar aty, ia paskan botuar librat shefit, përkatësisht punëdhënësit, nëse jo edhe nuk ia paskan shkruar shefit të tyre. Tash shtrohet pyetja nëse ka institucion botëror, akademi botërore dhe universitet i botës që e hanë këtë çorbë të cilën e përpijnë vetëm kosovarët e shkret të cilët rrafsh qe 40 vjet, po torturohen nga idiotësitë, politike, ekonomike dhe shkencore të Isa Mustafës?![15]

Isa Mustafa, është edhe bashkautor i teksteve shkollore dhe në një libër i kategorizuar “tjetër”,të cilët për saktësim po i paraqesimnë vijim:

 

 Tekste shkollore:[16]

– Dr. Isa Mustafa, Dr. NailReshiti, Dr. Enver Kutllovci: Ekonomia (për klasën e nëntë orientuese), Libri shkollor, Prishtinë 2003.

– Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi, Ekonomia 11, për gjimnazet e shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2004.

– Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi: Ekonomia 12, për gjimnazet e shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2005.

 

Tekste tjera:[17]

– Dr. Isa Mustafa, Mr. Venera Demukaj, Mr. Petrit Gashi, Lumir Abdixhiku, Fadil Aliu, Dr. Fatime Qosaj: Bazat e ekonomisë dhe roli i qeverisjes, botues Riinvest, 2005.

 

Siç po shihet, në të gjithë këta libra, Isa Mustafën, e paskan vendosur të parin, por nuk thuhet nëse ishte rastësi apo për shkak të meritokracisë profesionale?! Duket seedhe këtu kemi të bëjmë me pozitën e tij politike, e fare me aspektet e meritave profesionale. Prandaj ky fakt nuk do asnjë koment, sepse vendin e parëia ka siguruar pozita politike, por jo edhe meritokracia akademike. Në vend se Isa Mustafa, të ndjehej i nderuar vetëm si bashkautor, pozita e të paritështë mani e tij komuniste, për çka e plotëson edhe më tej dyshimin se edhe në fushën profesionale i paska meritat e ngjashme me ato të kapërthurjes në LDK?!Në këtë vazhdë, si duket edhe libri i katërt në të cilin është bashkautor, përsëri e kemi nëpozitën e të parit, ndonëse kontributi i tij, (gjithmonë duke e krahasuar me atë në LDK), duhet të jetë i fundit, madje ka gjasaqë këtë libër shkollor të mos e ketë lexuar fare, sesa për të shkruar nuk i besohet, pasi edhe ky libër është botimi Kolegjittë tij privat RIINVEST.

Edhe punimet tjera shkencore dhe ato hulumtuese, kudo e kanë radhitur të parin, por në të njëjtën kohë edhe ngjallin dyshime. Këto paraqitje janëato defektet shkencore për të cilat ne po flasim, dhe janë të prezantuara në faqen zyrtare të ASHAK, në internet[18].Pas të gjitha këtyre, nëse rastësisht do të niste një hetim për t’ia vërtetuar arritjet shkencore edhe përmes këtyre botimeve, nëse qenkan të  mjaftueshme dhe mjaftueshëm të besueshme, për t’i dhënë atij pension nga ASHAK, çfarë hapash do të duhej të merrte ky institucion me reputacion, karshi dallavereve profesionaletë Isa Mustafës?

Të kthehemi në të tashmen, pse jo në ditën e sotme të, 26 dhjetorit 2019, në të cilën dështoi vullneti i elektoratit, për një marrëveshjeje qeverisëse në mes LVV dhe LDK-së. Roli negativ i Isa Mustafë doli në dukje, ai është tutori i vullnetit të deputetëve të LDK-së, dhe si duket është në cilësinë e “misionarit?!”,prandaj po tallet me Kosovën, sepse duke mos bërë marrëveshje për udhëheqje të vendit, me Lëvizjen VETËVENDOSJE, automatikisht i del në horizont, qëllimi i misioni qëështë shkatërrues, sidomos pasie ka shpërfaqur LDK-në në LIDHJA, duket se misioni i radhës ka të bëjë me LIDHJETe tij të dikurshme, për ta shpërbërë edhe Pavarësinë e Kosovës!…

 

St. Gallen, pasdite e datës, 26 dhjetor 2019.

 

 

 

[1]Shih: “Debat me dr. Muhamet Mustafën”, Shefqet Dibrani, “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 1”, St. Gallen, 2018, faqe 672

[2]Shih: “Debat me prof. dr. Muhamet Mustafën”, Sh. Dibrani, “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 2”, St. Gallen, 2018, faqe 18-22.

[3] Isa Mustafa, nuk ka qenë as anëtarë i LDK, kur u bë kryetar i saj.

[4]ISA MUSTAFA ZGJIDHET KRYETAR I KUVENDIT TE KOSOVES, RTV Klan, 17Jul 2014; https://www.youtube.com/watch?v=QJ9Yixj-c20&feature=youtu.be

– Isa Mustafa zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, Albinfo.ch, E Enjte, 17 Korrik 2014 – 15:57,

https://www.albinfo.ch/isa-mustafa-zgjidhet-kryetar-i-kuvendit-te-kosoves/

[5]BahriCani, “Isa Mustafa kryeministër i ri i Kosovës”, DW, 09.12.2014; https://www.dw.com/sq/isa-mustafa-kryeminist%C3%ABr-i-ri-i-kosov%C3%ABs/a-18118488

[6] Isa Mustafa dëshiron të bëhet president i Kosovës (VIDEO), Klan Kosova TV; 17 Tetor 2019; https://klankosova.tv/isa-mustafa-deshiron-te-behet-president-i-kosoves-video/

[7] “Isa Mustafa flet për gjendjen e tij shëndetësore, tregon se në qfarë rreziku ka qenë…”, Gazeta Express, 22/02/2019; https://www.gazetaexpress.com/lajme-isa-mustafa-flet-per-gjendjen-e-tij-shendetesore-tregon-se-ne-cfare-rreziku-ka-qene-629438/

[8] Zona Express: “Lidhja e terminaleve”, 25 Dec. 2016; https://www.youtube.com/watch?v=8SL-wLMpdDw

[9] Zona Express: “Vjedhje në kohë lufte” (Pjesa I), 5 Juni 2016; https://www.youtube.com/watch?v=mRBJ2OM1teE

[10]Çfarë ndodhi me “Dardania Bank” në Tiranë, Zëri i Kosovës, 14 dhjetor 2012; https://zerikosoves.com/cfare-ndodhi-me-dardania-bank-ne-tirane/

[11]Vehbi Kajtazi, “TRANSAKSIONET E DYSHIMTA NGA FONDI I 3 %-SHIT – TËRHEQJE PARASH DERI NË VITIN 2012”, 2015; https://insajderi.com/hulumtime/transaksionet-e-dyshimta-nga-fondi-i-3-shit-terheqje-parash-deri-ne-vitin-2012/

[12]“Biografia e Isa Mustafës”, KOHA.Net, 17 Korrik 2014 – 14:45; https://archive.koha.net/?id=27&l=18247

[13]Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Faqja zyrtare – Biografia: http://www.ashak.org/?cid=1,24,361

[14]Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Faqja zyrtare – Biografia: http://www.ashak.org/?cid=1,24,361

[15]“Biografia e Isa Mustafës”, KOHA.Net, 17 Korrik 2014 – 14:45; https://archive.koha.net/?id=27&l=18247

[16]Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Faqja zyrtare – Biografia: http://www.ashak.org/?cid=1,24,361

[17]Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Faqja zyrtare – Biografia: http://www.ashak.org/?cid=1,24,361http://www.ashak.org/?cid=1,24,361

[18]Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Faqja zyrtare – Biografia: http://www.ashak.org/?cid=1,24,361http://www.ashak.org/?cid=1,24,361