Ballina ED/OP Shengeni Ballkanik – një projektide e hershme amerikane për Ballkanin Perëndimor –...

Shengeni Ballkanik – një projektide e hershme amerikane për Ballkanin Perëndimor – Nga Ylli DYLGJERI

Ka qënë viti 2003, kur në Bukuresht të Rumanisë, si nënkryetar i SEC- it e kam dëgjuar për herë të parë togëfjalëshin Shengen Ballkanik, nga përfaqësuesit e shërbimeve inteligjente amerikane, pjesmarës në operacionet antitrafik të nismës së SECI -t.
Ishte një Projektide për një riorganizim të ri në vitet e ardhshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadrin e zhvillimit ekonomik të tyre. Kjo projektide u argumentua në tavolina informale si mundesia më e mirë e bashkëpunimit, për ta kthyer këtë rajon në zonë tregtare për investitorët euroatllantik.
Deri në këto vite, sipas bashkëbiseduesve dhe studjuesve të prognozave ekonomike asnjë kompani serioze amerikane nuk mund të riskonte me investime në shtete të veçanta të Ballkanit Perëndimor për arsyen e mungesës së tregut nga numri i vogël i popullsisë që banonte në çdo shtet më vete të këtij rajoni.
Pra, thënë thjesht, ky Rajon, pas përmbysjes se regjime diktatoriale duhej kthyer fillimisht në treg të gjerë për të përtypur investimet.
Drafti apo Projektideja e hedhur si tezë debati, argumentonte se ky rajon mund të bashkëpunonte ekonomikisht duke pranuar si kryeqender Shkupin edhe për arsye gjeografike sepse ndodhej në qëndër të këtij rajoni ku kryeqytet e tjera ballkanike ishin pothuajse të barazlarguar me rreth 200 – 250 km nga ky kryeqytet ballkanik.
Do kalonin vite dhe kjo Projektide për një Shengen Ballkanik herë do të dilte në sipërfaqe e herë do mbytej deri në harresë si nga iniciatoret ashtu edhe nga politikat e qeverive të Rajonit në Ballkanin Perëndimor..
Termi Shengeni Ballkanik, do rigjallërohej sërisht nga Gazeta prestigjoze New York Times që ka publikuar një analizë të George dhe Alexandër Soros, babë e bir. “Autorët janë zyrtarët drejtues të Fondacioneve për Shoqërinë e Hapur, që punojnë për drejtësinë e përparuar, praktikat demokratike dhe të drejtat e njeriut nëpër botë”. Është ky një prezantim
që u bëhet autorëve, në shkrimin me titull: “Në Ballkan, një shans për të stabilizuar Europën”.
Ky organizim që, sipas Deutche Welle, është një aksion plus i Procesit të Berlinit që nisi Kancelarja Merkel, por që ngeci për shkak të Presidentit Macron, është paralajmëruar që në 18 qershor të vitit 2018 në New York Times.
Pjesmarrja edhe fizike e familjes Sorros, herë babai e herë i biri në vendet ku janë ndërmarrë takimet e krerëve te Ballkanit për këtë Projekt, tregon qartë se Shengeni Ballkanik është një meny amerikane e servirur tashmë për shijim.
Nëse jo, Aleati ynë i madh strategjik le të shprehet.