Iu bëjë thirrje publike strukturave udhëheqëse në LDK, që me rastin e 30 Vjetorit të themelimit të LDK-së, ta vlerësoj kontributin e Jusuf Buxhovit, duke e dekoruar PERSONALITET I KTHESAVE HISTORIKE PËR KOSOVËN, dhe t’ia pranojë meritat si ideolog për ndryshimet e mëdha gjeostrategjike, konceptuale e Euro Atlantike për Kosovën, sepse falë dijes dhe ndikimit të tij, të gjitha proceset dhe ndryshimet që nga datat 23 dhjetor 1989, kanë vulën dhe nënshkrimin e tij.
Sepse: Nëse pranojmë se në shkatërrimin e Jugosllavisë, drejtpërdrejt ka ndikuar Kosova, dhe nëse e pranojmë se për ndryshimet e koncepteve politike në këto hapësira rol themelor, rol specifik, dhe rol të veçantë ka luajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, atëherë duhet ta pranojmë edhe rolin që ka pasur në këto procese, (qysh në embrion), vet JUSUF BUXHOVI, qoftë si ideator, e qoftë si kreator i këtyre proceseve, që pashmangshëm ndikuan në të gjitha zhvillimet e më pastajme në Kosovë dhe përgjithësisht në hapësirën shqiptare në ish Jugosllavi, duke e drejtuar Kosovën drejt proceseve të mëdha Euro Atlantike
St. Gallen, 22 dhjetor 2019