Ti shkove
si nje curril uji i bardhe
nga maja e shkembit tend drejt e mbi lule
shkove si heshtjet qe peshtjellojne fjale
ne mes syve te ulur
nuk ike
vec shkove pa u pare
si nje vettime qe bie lart, shume lart
Hamlet i mbetur rrugeve,
i pa fjale
ne kete teater tragjik qe e kane mbyllur
vrasesit
e Princit qe jetonte brenda teje…
Tash brenda meje zeri yt eshte kembane
per meshën e nje brezi…
————
ne ditevdekjen e Myftar Gjanes