Ndërkohë që në Tiranë mbahej Takimi i Tretë Rajonal mes Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se vendi i tij nuk ka nevojë për një Mini-Shengen me kryeqytet Serbinë – publikon nw faqen e tij nw FB, Qemal Lame.
“Ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Nuk kemi nevojë për një Mini-Shengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të Mini-Shengenit tonë. Jemi të interesuar për Shengen në këtë rast, për BE-në”, -tha Haradinaj.
“Kosova është vend euroatlantik, pra kjo është perspektiva e jonë. E gjithë kjo bëhet në një farë mënyre për të hequr taksën, është një “byepass” për të hequr taksën. Disa herë e kam përsëritur që Edi Rama është vëllai im, ai është shqiptar, jam shqiptar, të majtë apo të djathtë në Shqipëri janë vëllezërit e motrat e mia. Por unë gjithmonë mbetem kundër ndarjes”, shtoi Haradinaj. “Por nëse Ramës po i dhimbsen kosovarët, t’u heqë taksën e Kukësit dhe atëherë do t’ia kishim besuar edhe për gjërat e tjera”.