Mbramë ka ndrrue jetë Nanëmadhja KUNE BRAHA LAUKA në Viliq të Bytycit të Tropojës, një “Nanë Heroinë”, që rriti e edukoi mirë 12 fëmijët e saj…, një punëtore e madhe, një mjeke popullore e përkushtuar, një artiste amatore, një (ster)gjyshe shembullore…!
Ajo është 90 vjecare, por Nanat nuk kanë moshë, sepse Zoti nga që nuk mund të ishte kudo i krijoi Nanat…! Ajo ishte e mbetet një Nanë e Madhe, Nanëmadhja Kune Braha Lauka.
Familja e saj e madhe njofton se varrimi do të bahet në Veliq të Bytycit të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) me 22 dhjetor 2019, ditë e dielë, ora 12.00 e mesditës.
E PAMJA do të zhvillohet me datat 23 e 24 në lokalin “Euro-Bushi” në qytetin Bajram Curr, dhe me datat 25 e 26 në lokalin “Mrizi i Zanave” (Ura e Tabakëve) në Tiranë.
Ngushëllime fëmijëve të saj, nipave e mbesave, të afërmëve të saj…! I koftë i lehtë dheu i tokës së vet!