Ballina Histori Edi Rama, mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak…! – Nga Çun LAJÇI...

Edi Rama, mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak…! – Nga Çun LAJÇI – Mjeshtër i Madh, Prishtinë

T’qava n’vargje kur u dridhe themelesh
Shqipni
Por t’qava edhe mbramë n’Tiranë kur t’shkeli Vuçiçi…

– A din pse Shqipni
Se kur fituen komunistat, Shkodra u mbush malazezw e serbw, n’emen t’fitores,- thoshte At Zef Pllumbi!
– Mbramë derisa protestonte nji grusht atdhedashsish, fitova përshtypjen se na pushtoi prap Serbia!

– Eh more Edi Ramë, pak t’paska pas dhanë me hangër te Makroni e Merkelka Ramushi
(ma hanksh lu*in)
se ty u dashka me t’dhanë me hangër saçme!

Po s’po di a je veç ti kaqë i etshem për Sërbinë e Shengenin apo ke edhe të tjerë rreth vetës, se s’ka mundësi t’ua këthesh kaqë shpejt prapanicën kosovarve që t’erdhën pa zbardhë Hylli i Dritës n’Durrës, e hinë gërmadhave tue qajtë për vllazën t’vet, kur ti hala ishe n’mjegullat e Surrelit (narkotikve!)

– Pak pare t’i dhamë edhe ne, por edhe pak saçme mundemi me ti dhanë nesër, nëse vazhdon me shitë Shqipninë!

Ramushi e mbajti Luanin e vdekun n’shpindë e nuk e la n’Krumë, e ti ia bjen gjaksorin n’Durrës e ngre dolli, e s’len nji t’zezë pa thanë për Gjeneralin e Dukagjinit!

Por s’ke faj ti jo, se vijat e bardha ti kan djegë trutë, kurse Ramushit plumbat e Vuçiçit ia kanë djegë dy vllaznit e krejt Kosovën!

Edi marrja
Merre vesh edhe ket fjalë:
Ashtu siç erdhem me ndihma, mund t’vimë nji ditë edhe me thupra thane tanë nej-nej, e me t’rreh derisa t’shkon piskama n’Beograd, se Kosova asht plot Ramusha, bile ma t’rrept se Isa janë Albini e Glauku, e huj ka hala (si n’Vlonën e vitit 1912), e besën e ke nuk luen ti me 6 milionw shqiptar!

– Mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak, po t’thotë Malsia e Reka, se t’del shpirti n’yzderhane, o Edi Rama!

Tiranë, 21.12.2019