Sa u ulëm në tavolinë për kafe e unë vendosa xhaketën në shpinoren e karriges miku im më pa i çuditur!
-Ore ti?!Të ma kishin thënë s’do e kisha besuar por syve të mi u besoj!Ti shëtit rrugëve të Tiranës me jelek antiplumb?!
Unë shtanga.
-Nga të erdhi ky mendim trapash? -i thashë.
– Nga forma e jelekut antiplumb që tregon kurrizi yt ashiqare!-tha ai pa pikë dyshimi tek vetja
Unë solla në mend fotot me kurrize dhe gjokse të fryra të Berishës dhe Ramës, që lëvizin në faqe portalesh nëpër fushata, dhe vlerësova veten.
-Sigurisht!-i thashë,-gjithato like që marr, me jelek antiplumb është për të lëvizur!
Dhe u ngrita më këmbë e i tregova jelekun prej leshi që nëna më thurri dje e më urdhëroi mos ta hiqja asnjëherë, se nuk më dëgjonte dot kur kollitesha…!