Ballina Bota Fermerët holandez bllokojnë rrugët

Fermerët holandez bllokojnë rrugët

Qindra fermerë protestuan sot kundër rregullores për mjedisin të qeverisë holandeze, duke bllokuar me traktorë rrugët në kufirin me Gjermaninë.

Agjencia holandeze e lajmeve ANP, raportoi se demonstratat bllokuan pikën kufitare midis qytetit Coevorden, në provincën Drenth dhe Saksoninë e Poshtme.

Demonstrata më e madhe në Holandë tërhoqi qindra fermerë në qytetin Hilversum, afër Amsterdamit.

ANP raportoi se protestës iu bashkuan rreth 100 fermerë nga Gjermania.

Arsyeja e protestës është se fermerët ndikohen padrejtësisht nga përpjekjet e qeverisë për të reduktuar emetimet e azotit.