Ballina Aktualitet Kosovë, marrëveshje për prodhimin e energjisë nga era

Kosovë, marrëveshje për prodhimin e energjisë nga era

Në Kosovë u nënshkrua një marrëveshje për ndërtimin e një parku për prodhimin e energjisë elektrike nga era. Projekti 170 milionësh, do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe disa institucione të tjera. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Prishtinë, Edlira Bllaca, ky është investimi më i madh në fushën e energjisë në Kosovë që nga viti 1980.