Diabeti është kthyer në një shqetësim global dhe shifrat e te prekurve po rriten në mënyrë alarmante.
Sipas Organizatës Botërore te Shëndetësisë, 1 në 2 persona nuk e dinë që vuajnë nga diabeti, ndërkohë që edhe në Shqipëri numri i te prekurve është rritur ndjeshëm.
Mimoza Lesha: I konsideruar si vrasës i heshtur, diabeti shkaktohet nga shumë faktorë përveç atij gjenetik, siç është kequshqyerja, mbipesha etj.
Në konferencën vjetore të Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë theksi u vendos pikërisht tek sëmundja e diabetit. Mjekë nga Shqipëria, Gjermania, Spanja, Britania e Madhe evidentuan domosdoshmërinë për marrjen e masave me qellim diagnostikimin ne kohe ne sëmundjes.