Ballina Bota Kush është “Gruaja më e fuqishme në botë” për vitin 2019?

Kush është “Gruaja më e fuqishme në botë” për vitin 2019?

Për të nëntin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel u kurorëzua “Gruaja më e fuqishme në botë” nga prestigjiozja “Forbes”. Merkel kryeson listën ndërsa ndiqet nga Christine Lagard dhe Nancy Pelosi.

Liderja gjerman vlerësohet për qëndrimin e saj të palëkundur, qëndrimin ndaj Presidentit amerikan Donald Trump dhe politikën e hapur për emigrantët, pasi pranoi më shumë se 1 milion refugjatë sirianë të hyjnë në vend gjatë krizës së emigrantëve në 2015-n.

E rritur pas perdes së hekurt në ish-Gjermaninë Lindore, Merkel u ngrit për t’u bërë Kancelari i Gjermanisë, pozicion që e mban që nga viti 2005. Ajo drejtoi partinë e qendrës së djathtë të Bashkimit Demokratik të Krishterë (CDU) për 18 vjet, në periudhën 2000 -2018.Ajo shpesh është përshëndetur si udhëheqëse ‘de fakto’ e Bashkimit Evropian dhe madje dhe ‘udhëheqëse e botës së lirë’.Koha e saj në detyrë pritet të marrë fund në 2021, pasi Merkel njoftoi vitin e kaluar se ajo synon të tërhiqet në zgjedhjet e ardhshme federale në Gjermani.

Në vendin e dytë në listë është Christine Lagarde, e cila u bë gruaja e parë që kryesoi Bankën Qendrore Evropiane (ECB) më 1 nëntor. Lagarde është përgjegjëse për politikën monetare evropiane.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi, renditet në vendin e tretë. Roli i Pelosi e bën atë gruan e zgjedhur të rangut më të lartë në vend dhe të dytën në radhë si presidente.

Këtë vit ajo inicioi procedurën e katërt të hetimit në histori, kundër Presidentit amerikan, Donald Trump.

Këtë vit listës së “Forbes” iu shtuan 23 personazhe të rinj, përfshirë aktivisten e klimës, Greta Thunberg, e cila është në vendin e 100-të.

Botimi kujton fjalimin e njohur të Thunberg në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator: “Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe”.