Në Kushe të Hotit, në prezencën e qindra malësorëve, dhe shqiptarëve nga gjithë trevat shqiptare, u thye heshtja shekullore mbi një masakër të paparë, aso kohe, masakrën mbi afro 100 malësorë të pafajshëm, të trevës e të bajrakut të Hotit !
Heshtjen e thyen pasardhësit e tyre, me ngritjen e një Memorali dhe me fjalët qortuese për kohërat që këtë masakër e heshtën, por edhe me kërkesen që e vërteta për ta, të zbardhet deri në fund!
Mesazhi ishte i qartë; masakrat serbo-malazeze, mbi shqiptarë, duhet pranuar, si parakusht i një të ardhme të qetë në Rajon!
Me ndjenjë të përvujtnisë para sakrificave shekullore, shprehi respekt për ideatorët e këtij evenimenti historik!
Nikollë CAMAJ
Drejtor i “Gazeta e Alpeve” në Mali i Zi e Sanxhak