Ballina Histori 75 vjet më parë lindi krijuesi i shtetit tonë, Dr. Rugova

75 vjet më parë lindi krijuesi i shtetit tonë, Dr. Rugova

Sot përkujtohet 75 vjetori i lindjes së ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili, në kohë tejet të vështira, kërkoi liri dhe pavarësi për Kosovën karshi regjimit të egër serb. Kjo liri e shqiptarëve të Kosovës për një shekull ishte mohuar. Merita e madhe e tij qëdron në faktin se ai orientoi Kosovën përkrah SHBA dhe vendeve të Bashkimit evropian.
Me politikën paqësore dhe vizionin e tij largpamës, bashkoi popullin kundër dhunës dhe terrorit serb që ushtrohej mbi popullatën e Kosovës.
Dr. Rugova udhëtoi shpesh në SHBA dhe në vendet e Evropës Perëndimore për t’i bindur ato në kërkesat legjitime të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ai ishte mik i imi personal, me të cilin kam bashkëpunuar për shumë vjet për çështjen e Kosovës dhe kemi shkuar në takime në Kongresin Ameikan, në Senat, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kombet e Bashkuara në New York, si dhe në Prishtinë, kur shkoja atje.
Sot në 75 vjetorin e lindjes së tij, kujtojmë krijuesin dhe arkitektin e shtetit tonë, ku, si personalitet i kombit, na la veprën e madhe e të pandashme nga historia e Kosovës.

Harry Bajratari
New York, 2019