Ballina Muzikë Publikohen këngët pjesëmarrëse të Festivalit të RTSH-së

Publikohen këngët pjesëmarrëse të Festivalit të RTSH-së

Në orën 18.00, në faqen online të RTSH, www.rtsh.al përveç videove, u publikuan edhe tekstet e 20 këngëve pjesëmarrëse në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH, të përzgjedhura nga juria e drejtuar nga dirigjenti Zhani Ciko.

Këngët e këtij edicioni mbajnë vulën e kompozitorëve me emër si; Adi Hila, Darko Dimitrov, Florent Boshnjaku, Gramoz Kozeli, Eugent Bushpepa apo Fifi, që do të vijnë nën interpretimin e Albërie Hadërgjonaj, Valon Shehu, Uendi Mancaku, Aldo Bardhi, Arilena Ara, Tiri Gjoci, Kanita, Kastro Zizo, Eli Fara, Stresi, Genc dhe Nadia Tukiçi, Elvana Gjata, Sara Bajraktari, Robert Berisha, Bojken Lako, Devis Xherahu, Era Rusi, Gena, Renis Gjoka dhe Olta Boka.

Të 20 artistët do të ngjitën në skenë në datat 19 dhe 20 dhjetor e në natën finale të 22 dhjetorit, prej nga ku do të dalë përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion 2020, i cili zhvillohet në Rotterdam, Holandë, në maj 2020.

Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së i cili përmbyll edhe kalendarin artistik vjetor, këtë herë ka si regjisore Vera Grabockën, e drejtuese spektakli, Alketa Vejsiun.

Më poshtë ju sjellim këngët e publikuara:

Elvana Gjata

Kanita

Albërie Hadërgjonaj

Aldo Bardhi

Olta Boka

Nadia&Genc Tukiçi

Sara Bajraktari

Valon Shehu

Tiri Gjoci

Robert Berisha

Wendi Mancaku

Renis Gjoka

Gena

Kamela Islamaj

Era Rusi

Eli Fara & Stresi

Devis Xherahu

Bojken Lako

Arilena Ara.