Kompania me seli në Cupertino ka vlerësuar lojërat dhe aplikacionet më të mira për pajisjet e saj, duke publikuar edhe klasifikimin e aplikacioneve më të shkarkuara në iPhone.
Në një event të veçantë të organizuar në Nju Jork, Apple i tregoi botës aplikacionet më të mira dhe lojërat më të mira për vitin 2019, të disponueshme në të gjithë pajisjet e kompanisë me seli në Cupertino. Ky ishte një event që iu rezervua një grupi ekskluziv zhvilluesish dhe profesionistësh.
Apple, aplikacionet më të mira në vitin 2019
Siç u njoftua nga kompania Apple, për të përcaktuar aplikacionet dhe lojërat më të mira për iPhone, juria u përqendrua tek storytelling dhe tek ato aplikacione që tregojnë një histori duke përdorur tekste, foto e video në mënyrë inovative.
Çmimi për aplikacionin më të mirë iPhone për 2019 iu dha Spectre Camera i zhvilluar nga Lux Optics. Bëhet fjalë për një aplikacion dedikuar fotografisë që shfrytëzon Inteligjencën Artificiale për të realizuar foto me ekspozim të gjatë.
Çmimi App iPad, këtë vit e fitoi Flow, software i zhvilluar nga Moleskine, marka e famshme e blloqeve, që ju jep mundësinë të vizatoni, të krijoni skica dhe të mbani shënime në mënyrë të saktë dhe revolucionare, duke vënë në dispozicion të përdoruesit mjete të shumta – me pak fjalë, një bllok i vërtetë dixhital.
Aplikacioni më i mirë i vitit App Mac është Affinity Publisher, prodhuar nga Serif Labs. Affinity Publisher u hap dyert e dizajnit profesional të gjithëve, duke ju dhënë mundësinë të krijoni layout grafikë me nivel të lartë, falë një ndërfaqeje të pastër e të thjeshtë dhe me një çmim mjaft të leverdishëm.
Çmimi i fundit, App Apple TV i vitit u fitua nga aplikacioni The Explorers, i zhvilluar nga The Explorers Network. Bëhet fjalë për një aplikacion, i ideuar për të mbështetur dhe për të ndihmuar komunitetin e gjerë të shkencëtarëve, eksploruesve dhe artistëve që synojnë të katagolojnë vizualisht gjithë elementet e botës natyrore që na rrethon, duke përdorur foto dhe video.
Apple, lojërat më të mira për 2019
Sky: Children of the Light është vlerësuar loja më e mirë Phone në vitin 2019, ndërsa Hyper Light Drifter, GRIS dhe Wonder Boy: The Dragon’s Trap morën çmimin e mirënjohjes si videolojërat më të mira për iPad, Mac e Apple TV.
Apple, lojërat dhe aplikacionet më të shkarkuara për vitin 2019
Në këtë event, Apple publikoi edhe klasifikimin e lojërave më të shkarkuara për vitin 2019. Loja më e shkarkuar për vitin 2019 ishte Mario Kart Tour. Në vend të dytë, Color Bump 3D, në të tretin, aquapark.io. Vendi i katërt për Call of Duty: Mobile, ndjekur nga BitLife – #1 Life Simulator.
YouTube është aplikacioni që regjistron më shumë download në 2019 ndjekur nga Instagram, Snapchat dhe, aplikacioni tashmë i famshëm, TikTok që lë pas Messenger.