Ballina Kulturë QYTET PREJ GJAKU – Nga Zenun HYSENUKAJ

QYTET PREJ GJAKU – Nga Zenun HYSENUKAJ

U zgjova herët
Siç zgjohen perëndite.
Britma tronditi yjet
ra mbi tokë me ngricat.

Vdekja shkeli rregullat
Planetet luajnë shah mbi kaos

Ringjallja ndjek rivdekjen
gurrave te shpirtit.
Fik pishtarët në tempullin e frikës
Për të mbulue ëndrrën me plafin e shpresës.
Rrufetë e egra m’i shtrembërojnë qepallat.
Buza ime mërmërinë drithërimin e ëndrrës pērmbi qiell.
Qyteti rrjedh lumenj gjaku
vrapon drejt një horizonti të padukshēm.
Dhe fshihet diku në vargjet e pa shkruara ende.
Tiktaku i orës së natës gjëmon mbi krye
bie në tokë dhe ngrihet prap,
për të fillue rrahjen e dytë.
Pika e vesës rrëshqet dhe ngrinë si gurë unaze mbi lutjet.
Poetët luten për pajtimin e qiellit me tokën.

O heshtje shekujsh.
Mbi krye po lë kohën,
të gjurmojë kohën.
E shoh dhëmbjen e ngjyer me harresë
Lotët në qepallë,flokët e thinjur.
Janë psherëtima vitesh.
Duart e njoma të një fëmije
Ledhatojnë ëndrrat,dëshirat,shpresat,lirinë,
paqen dhe vegimet.

Vogëlushja Lea atë natë i vuri çelsin portës
Të ngritur mbi greminë.
Tash ndihet ngrohtë në ëndrrën e vet
Askush nuk e ndigjon më të mërmërijn.

Tiranë dhjetorë 2019

KLITHME SHPIRTERORE

O jete ,
Buzet e tua
Gjithe akull vdekje
Nga
Ku lind zeri im.

Kollonë e metaltë e dhimbjes në botë.
Si teh meteori në lartësi ngrihet çasti.
As ëndrrën nuk e gjen tê falë një lotë.
Në botën time shpirtërore që më kafshon si gjarpëri

O tmerr ,
Boshtësia qënka shpirtë
Fytyra ime
Është shpartalluar nga stinët.
Trishtimet
Kan marrë shpejtësinë e dritës.

Ylberi
Qenka kolla ime
E ngrirë në qiellin e acartë
Qeni i zi i natës së njerëzimit
Ma lëpin shpirtin.

Me qimet e rrudhave te mia
Mbeshtjell një cigare
Fjollën time të duhanit e lë ta kap
si një shami
Për të fshire hundet
Një i pa strehë i dal nga germadhat.

Nuk di si ta shkrij
Smeraldin e tmershëm të realitetit.
Nuk di,
Ç’përgjigje do më jepnin
Të uriturit
E duan parajsën nesër,apo bukën sot?

Në lehjen e një qeni
e fikë cigaren e fundit.
Gjumi i fëmijve nuk më sheh.
Matanë murit
Pemët dimërojnë
Me erën s’mund të flas
Mbeta
Si kockë e pa gjumë
Në fytyn e natës.

Mbi buzët e plasaritura të gurëve
Përkulet butësisht një fik i egër
Ndonjë zog që në të rrallë ulet
Sajon një çerdhe në pjesën e pavdekur.

Çuditem
Punojnë për atëdheun
Ata që s’kan shtëpi
Ecin me këpucë të shqyera
Ata që ndërtojnë rrugë
Fluturojnë me avion
Ata që vranë zogj në fëmijri

Me thikë e therë këtë vjeshtë
E coptoj si fli
Qiellin e përplasë në tokë e det
E thyej ballin e shekullit e dalin prej tij
Veç njerëz hije……..e rrallë ndonjë poet.

Unë
Si kalorës i pa fat
Ngarkuar me gurët e varrit
Nuk di a do të korrë ndonjëhere
Bukën e hidhur te ëndrrave tē mia
Apo sërish
Do të ulem rreth sofrës së shtruar
Në gojën e djallit.

Apo bashkë me hijen do iki larg
Në varreza pa lypës të mjerē
Atje ku qirinjët luten pa fjalë
Dhe trëndafilat luhaten në erë.KLITHME SHPIRTERORE

O jete ,
Buzet e tua
Gjithe akull vdekje
Nga
Ku lind zeri im.

Kollonë e metaltë e dhimbjes në botë.
Si teh meteori në lartësi ngrihet çasti.
As ëndrrën nuk e gjen tê falë një lotë.
Në botën time shpirtërore që më kafshon si gjarpëri

O tmerr ,
Boshtësia qënka shpirtë
Fytyra ime
Është shpartalluar nga stinët.
Trishtimet
Kan marrë shpejtësinë e dritës.

Ylberi
Qenka kolla ime
E ngrirë në qiellin e acartë
Qeni i zi i natës së njerëzimit
Ma lëpin shpirtin.

Me qimet e rrudhave te mia
Mbeshtjell një cigare
Fjollën time të duhanit e lë ta kap
si një shami
Për të fshire hundet
Një i pa strehë i dal nga germadhat.

Nuk di si ta shkrij
Smeraldin e tmershëm të realitetit.
Nuk di,
Ç’përgjigje do më jepnin
Të uriturit
E duan parajsën nesër,apo bukën sot?

Në lehjen e një qeni
e fikë cigaren e fundit.
Gjumi i fëmijve nuk më sheh.
Matanë murit
Pemët dimërojnë
Me erën s’mund të flas
Mbeta
Si kockë e pa gjumë
Në fytyn e natës.

Mbi buzët e plasaritura të gurëve
Përkulet butësisht një fik i egër
Ndonjë zog që në të rrallë ulet
Sajon një çerdhe në pjesën e pavdekur.

Çuditem
Punojnë për atëdheun
Ata që s’kan shtëpi
Ecin me këpucë të shqyera
Ata që ndërtojnë rrugë
Fluturojnë me avion
Ata që vranë zogj në fëmijri

Me thikë e therë këtë vjeshtë
E coptoj si fli
Qiellin e përplasë në tokë e det
E thyej ballin e shekullit e dalin prej tij
Veç njerëz hije……..e rrallë ndonjë poet.

Unë
Si kalorës i pa fat
Ngarkuar me gurët e varrit
Nuk di a do të korrë ndonjëhere
Bukën e hidhur te ëndrrave tē mia
Apo sërish
Do të ulem rreth sofrës së shtruar
Në gojën e djallit.
Apo bashkë me hijen do iki larg
Në varreza pa lypës të mjerē
Atje ku qirinjët luten pa fjalë
Dhe trëndafilat luhaten në erë.

– 29 nëntor 2019