Në foto: Pal Neçaj (djathtas) dhe Zeqir Lushaj
Midis malit Hekur te Kakia,
Agri, Ndërmaja, Korja, liqëni,
janë trëmbëdhjet fshatra, krahina,
nikaj-mertursit të gjatë sa gdhëni.
Lekbibaj, Peraj, Gjonpepaj n’hije t’Kakisë,
Curraj, Curraj Eper, Qëreshi kënd qetësie,
fshatrat Nikaj të besës e të bujarisë,
vëllëzër gjaku me fisin e madh Krasniqe.
Brisa, Salca dhe Palçi në jugpërëndim,
Raja, Tetaj, Btosha e Shëngjergji q’u pri,
janë fshatrat e Merturit soji dhe trim
ndarë prej Berishe që në lashtësi
Nikaj – Merturi kurr’i nënshtruar,
si mbi flamur dy kokat e Shqipës
aty traditat m’të mira trashëguar,
patriotike dhe të mikpritjës.
Ato gryka, kodra, ata male
ku edhe zogu shkon përngadalë,
u thyën tupshëm ushtrit’osmane,
nga nikaj-mertursit faqebardhë.
Guri Murk, kala pa u pushtuar,
prej askujt që sulmoi Malsinë,
në hartat Stambollit i shënuar,
simboli tmerrus për ta, Krajlitë.
Qafat e Kolçit, Agrit, Ndërmaja
ato prej shekujve flasin vetë,
dëshmitar, lugina, pyje, pllaja
kocka armiqësh aty kanë mbet.
Si thotë fjala edhe kuvëndi,
thuhet kënga shkruan historia
njerëzit e mirë i rrit’dhe vëndi,
Nikaj-Merturi nga lashtësia.
Rruga udhtarësh i çan’ likpërmes,
vinë dhe shkojnë Shkodër – Gjakovë,
njerëzit në levizje: halle a për qeft,
dije e kultur’sjellin, rrëzatojnë.
Ajo zonë ka nxjerrë përore,
burra të mënçur shum’atdhetarë,
në fush’betejash korrën fitore,
gjysh e nipa dëshmorë kanë rà.
Sikur kataraktët e Valbonës,
porsi valët e bardha të lumit,
prinë trimat në krye t’kollonës,
gra dhe burra të Nikaj Merturit.
Në mbrojtje t’Plavës e të Gucisë,
në luftën e Shtimjës deri n’Moraçë,
Shkup, Shkodra tek Deda i Malsisë,
armiqtë pushtuës i lanë në gjak.
Shekuj kundër turqve te pavarsia,
malazez’apo austriakë,
shovën grekë, serbë e Italia
Nikaj-Mertursit u kallën datën.
Këndon lahuta e bie sharkia,
për krahinën e pa nënshtruar,
ushtritë osmane as nga krajlia,
kur e mësyn, u thyën të turpruar.
Trevë e lashtë je n’ato ana,
gjithë lavdi pjes’e Malësisë,
sikur një yll me dritë sa hëna,
veshur xherdanin e bukurisë.
Kullat tua jan’kthyër në kalà
luftuan trimat për atdhen e vet,
kryengritje turqve, beteja me Shkja,
“Mbroni Shqiptarinë ”! Lanë amanet.
Amanet kullat, bjeshkët e bardha,
amanet çdo pllëmbë t’Arbërisë,
amanet të vdekunit në varre,
mos t’i shkelin këmba e robrisë.
Flijimi i herojve për atdhe,
krenaria jonë djalpasdjalit,
gjithnjë na dukët s’porositin ne,
“ Mani lartë, Besën e Shqiptarit”!
Kanga, gëzime, dasma, qefé,
Sa dhe zogjët ndalin ligjirimin,
nga nikaj-mertursit pandërprerje,
këngtarë, me zërin si të bilbilit.
–Nju Jork, Nentor 2012-