Ballina Kosova NDËROI JETË VETERANJA E UCK-SË, FATIME ADEMAJ

NDËROI JETË VETERANJA E UCK-SË, FATIME ADEMAJ

Garip Ademaj njofton miqte dhe bashkluftetaret se, me 3 dhjetor 2019, pas nje semundje te rende eshte shuar nga jeta – veteranja e UCK-se, FATIME BATJAR ADEMAJ!
Ceremonia e varrimit behet me 04.12.2019 në oren 13:30 ne Zhur.
*

Fatime Ademaj ka lindur ne vitin 1964 ne fshatin Zhur, dhe ishte veprimtare e shquar ne rrethin e Prizrenit. Gjate viteve te 90’ta ka kryer nje sere aktivitetesh atdhetare se bashku me shume veprimtare, te organizuar nga Remzi Ademaj, komandant Petrit Kodra.
Me fillimin e luftes ne Kosove ajo angazhohet ne strukturat organizative te rrethit, per ta ndihmuar popullaten, nderkohe qe bashkpunonte edhe me shoket e saj, te cilet tashme ishin kyqur ne radhet e UCK-se.
Ne fillim te prillit 1999 Fatimja se bashku me bashkveprimtaren, Tefide Badallaj (nga Zhuri) duke iu pergjigjur thirrjes se SHP te UCK’se per mobilizim, kyqen ne radhet e UCK-se, ne piken e rekrutimit nr.2 ne Kukes. Aty qendron deri me 22 prill, dhe pastaj bashke me shume vullnetare te tjere transferohen ne Qendren Stervitore te BURRELIT.

Ne Burrel i kryen te gjitha stervitjet ushtarake dhe pergatitjet profesionale ne sektorin e mjekesise (ndihmes se pare) ne kuader te njesise prej 50 vajzave.

Ne te vertete pas 2 majit (kur u vra ushtari Halil Gashi gjate nje proteste te ushtareve para komandes per lirimin e shokeve te arrestuar ne qytetin e Burrelit nga PU me urdher te Kom.R.Saramati) Fatimja ishte komandante e Togut te Vajzave ne njesine e komandantit Fazli Berisha, ndersa gjate operacionit Shigjeta ne Pashtrik (maj – qershor 1999) luftoi ne DT3 – Gorozhup, ne njesine TF2.

Me 14 maj 1999, ne Burrel u zhvillua ceremonia e BETIMIT! Gjate kesaj ceremonie ushtari Bardhi Shigjeta me kameren e tij ka bere nje icizim ku flet Fatime Ademaj. (Shikoni videon)

Me 21 maj, (ne vazhden e levizjeve te njesive ushtarake ne drejtim te Frontit te Pashtrikut), Fatimja me qindra ushtare transferohet ne QS te Helshanit. Aty qendron 3 nete, ndersa naten e 24/25 majit e kalon ne Cahan, ku ishte selia e Shtabit te Operacionit SHIGJETA.

Ne mbremjen e 25 majit (pas marrjes se urdherit nga Shtabi) Fatimja duke qene e sistemuar ne kuder te TF2 me komandant Fazli Berisha, levize per ne zonen frontale te Gorozhupit i percaktuar (nga Shtabi i Operacionit) si Drejtim Taktik nr.3!

Gjate ketij operacioni (26 maj – 10 qershor 1999) ne zonen e luftimeve ne Gorozhup ajo ka qene e angazhuar me grupet e sanitetit, te cilat jepnin ndihmen e pare mjekesore ushtareve te plagosur dhe deshmoreve te rene ne fushebeteje, qe shtrihej nga Karaulla serbe ne Gorozhup (lagjja Martinaj) deri rreze majes se Pashtrikut (mbi antene) aty ku vazhdon DT.nr.2 qe komandohej nga eprori Bilall Syla!
*
Qofte i perjetshem kujtimi dhe lavdia per veteranen e UCK-se, Fatime Ademaj!

Fatime Ademaj duke i ofruar ndihmen e pare ushtarit te plagosur ne betejen e pashtrikut