Është ndarë nga jeta një në moshën 83-vjeçare nga figurat e njohura antikomuniste në vend, ish-burgosur dhe i përndjekur politik Reshat Kripa. Kryedemokrati Lulzim Basha shpreh dhimbjen për këtë humbje, teksa tregon për figurën e një prej veprimtarëve më të mëdhenj kundër diktaturës.
Basha thotë se me largimin e tij, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, por aktivizmi i tij politik, publicistik e shoqëror do të mbeten trashëgimia e tij më e vyer për bashkëvuajtësit, si dhe të gjithë shqiptarët që ndanin me të aspiratën për ta parë sa më shpejt Shqipërinë një anëtare të denjë të familjes europiane.