Ballina Diaspora GZIM ELEZ ÇELAJ NË NEW YORK DHURON 20 MIJË USD PËR FËMIJËT...

GZIM ELEZ ÇELAJ NË NEW YORK DHURON 20 MIJË USD PËR FËMIJËT JETIMË NË DURRËS

Gzim Elez Çelaj nga Vuthajt e Plavë-Gucisë, me bashkëshorten e tij Ariana dhe fëmijët e tyre, qytetarë të New Yorkut në Amerikë, i dhuruan 20 mijë dollarë amerikanë (USD) për dy fëmijë jetimë në Durrës, Nadja e Faik Molla ngaSkrapari, të moshës 12 e 10 vjeçare, të cilët i humbën dy prindrite tyre, babën në një aksident në punë dhe nanën në një spital nëGjermani.

Këtë akt human Gzim Çelaj e bani nisur nga fisnikëriagenetike breznore e familjes së tij të madhe Çelaj dhe përshpirtin e vajzës së tij, Donikës 20 vjeçare, jeta e të cilës u shua nga një sëmundje atje në Amerikë.

Këtë shumë monetare humanitare, që Gzim Çelaj me Familje ia dedikon vajzës e motrës së tyre të ndjerë, Donikës, iadhanë Fondacionit “Shqiptarët për Shqiptarët” të udhëhequr ngaElvis Naçi në Shqipëri, duke e bá publike me zá e foto edhe nëTV News 24 në Tiranë.

Elvis Naçi duke pranuar donacionin e Gzim Çelajt me Familje, nder të tjera, theksoi: “…Edhe pse dhimbja juaj nuk poshuhet i dashur Gzim, ju po arrini të gëzoni dy fëmijët jetimë pa dy prindërit me këtë kontribut tuaj…”.

Fotot:

Gzim Çelaj me Familjen e tij në New York.

                 Donika Gzim Çelaj.

Monumenti i atdhetarit Isuf Kamer Çelaj në Vuthaj të Plavë-Gucisë.