Ballina Aktualitet Bie dëbora e parë për këtë vit në Shqipëri

Bie dëbora e parë për këtë vit në Shqipëri

Dimri duke se ka trokitur sot zyrtarisht. Ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar reshjet e para të borës në Kukës.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga SHMU, ARRSH, tregojnë se si ka shtruar flokët e parë dëbora. Përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.

ARRSH shkruan:

“Sapo filluan reshjet, u morrën menjëherë masat e para –‍–të mirëmbajtjes dimërore –nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. ⚠️Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë –dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit ✳️”.