Ballina Aktualitet IGJEUM publikon të dhënat, ja sa herë u lëkund vendi gjatë natës

IGJEUM publikon të dhënat, ja sa herë u lëkund vendi gjatë natës

Toka shqiptare vijon të mos gjejë qetësi pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur 9 pasgoditje.

IGJEUM thekson se lëkundja e fundit në vend është regjistruar në orën 02:55, me epiqendër në Damaj të Durrësit, me një thellësi 21 km dhe me magnitude 1.8.

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, la qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara, është shoqëruar me një sërë pasgoditjesh, një pjesë e të cilave kanë qenë të forta.