Ballina Histori BETEJA MONUMENTALE E KOSHARES NË ALPE THEU “MURIN E BERLINIT” NË MES...

BETEJA MONUMENTALE E KOSHARES NË ALPE THEU “MURIN E BERLINIT” NË MES SHQIPTARËVE

Serbia e ka pranuar zyrtarisht se në Kosharen e Alpeve Shqiptare i janë vrarë 108 ushtarë

Beteja legjendare e Koshares është një monument i përjetshëm i Luftës së Kosovës. Për të cilën  kanë folur edhe dhjetëra ish-luftëtarë e njohës ushtarakë nga Serbia dhe përgjithësisht janë detyruar ta pranojnë disfatën e tyre në këtë fushëbetejë në Alpet Shqiptare.

Zyrtarisht Ushtria e Serbisë, e cila në 1999 ishte e njohur si Ushtria e Federatës se mbetur të Jugosllavisë, ka pranuar se në Koshare kanë humbur 108 ushtarë. Jo zyrtarisht, por publikisht, udhëheqësit e pensionuar të ushtrisë serbe kanë folur për angazhimin që ju kanë bërë disa ruseve dhe rumuneve në radhët e tyre për të luftuar kundër UÇK-së.

Janë publikuar dhe pamje të asaj kohe që dëshmojnë për prezencën e mercenarëve dhe paramilitarëve të huaj përkrah serbëve në luftën e Koshares.

UÇK-ja ka deklaruar zyrtarisht se në Betejën e Koshares numëron 114 ushtarë të saj të rënë në fushën e lavdisë duke luftuar për çlirimin e Kosovës.