Ballina Aktualitet “GAZETA E ALPEVE”: SHFLETOJMË NUMRIN E RI 19…

“GAZETA E ALPEVE”: SHFLETOJMË NUMRIN E RI 19…

Këto ditë nëntori 2019 doli në qarkullim “Gazeta e Alpeve”, numri i 19-të i saj, Gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike, e cila gjendet në shitje të lirë në Shqipëri e në Kosovë dhe me abonime në Rajonin Ballkanik Shqiptar (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Greqi, Kosova Lindore e Sanxhak) dhe në Itali, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar e Britanisë së Madhe, Gjermani e Amerikë (New York, Texas, New Yersey, Connecticut), Norvegji e Francë.

Ky numër gazete është i treti që gjendet në shitje të lirë dhe në zyrat e “Posta Shqiptare” në të gjithë Shqipërinë.

“Gazeta e Alpeve” gjendet në shitje të lirë dhe në Republikën e Kosovës: në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Fushë-Kosovë, Junik e Ferizaj, si dhe me abonime në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Junik, Pejë, Decan, Drenas, Rahovec, Vushtrri, Istog (Burimi), Klinë, Skënderaj, Therandë (Suhareka), Mamusha, Malishevë, Fushë-Kosova, etj.

Në këtë numër të ri “Gazeta e Alpeve” hapet me kryeartikullin: “MOS HAPJA E NEGOCIATAVE PËR ANTARËSIMINE  SHQIPËRISË E TË MAQEDONISË SË VERIUT, PENGESAT PËR LËVIZJEN E LIRË TË KOSOVËS, VIJNË DHE NGA NDIKIMI SLLAVO-RUS NDAJ BASHKIMIT EUROPIAN” – editorial i kryeredaktorit të gazetës, Ramiz LUSHAJ, i cili vazhdon dhe në faqe 3 të gazetës si  dhe në numrin e ardhshëm të saj.

-“KOMPANIA E SKËNDER PERPEPAJ NË LONDËR VLERËSOHET NGA PARLAMENTI BRITANIK”- nga dr. Fatmir TERZIU- Mjeshtër i Madh, Londër, shkrim në të cilin flitet për këto çeshtje kryesore: *Kompania “SA Builders and Contractors Ltd” në Londër, me president të saj biznesmenin e suksesshëm e humanist, Skënder PËRPEPAJ nga Curraj Epër i Nikaj-Mërturit të Tropojës, (njëherash dhe Drejtor i “Gazeta e Alpeve”) i rrit lart vlerat e mëdha të emrit “Shqiptar”, pasi vlerësohet si një ndër rreth njëzet kompanitë më të mira në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut-*Z. Skënder PËRPEPAJ me kompaninë e tij lider “SA Builders and Contractors Ltd” hyn në “Rishikimi Parlamentar”, botim prestigjioz vjetor britanik, që iu dërgohet zyrtarisht mbi 500.000 drejtuesve kryesorë të biznesit, politikë-bërësve dhe individëve të tjerë të rëndësishëm -* Z. Skënder PËRPEPAJ merr pjesë në ceremonitë e nderimit edhe të kompanisë së tij në Pallatin Westministër dhe takohet e merr vlerësime nga Lordi David BLUNKETT, ish Ministër i brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. (Faqe 1 dhe 13).

AVNI PONARI NDEROHET NGA JAPONIA ME DEKORATËN E LARTË “THE ORDER OF THE RISING SUN, GOLD RAYS WITH NECK RIBBON” PËR KONTRIBUTET E TIJ TË JASHTËZAKONSHME”(Faqe 1 e 4). Vite ma herët, mr. Avni Ponari, është nderuar nga Qeveria Japoneze me “Çertifikata e Mirënjohjes”, në cilësinë e tij si “Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri”, për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë. Z. Avni Ponari, sivjet, në 20-vjetorin e Sigal Uniqa Group Austria, u dekorua me “Grand Decoration of Honour” nga Presidenti i Austrisë, Sh.T. Z.. Alexander Van der Bellen, si një biznesmen i sukseshëm në Shqipëri dhe kontribues për vendin tij dhe me një kontribut të veçantë edhe për shtetin e Austrisë. Gjithashtu, z. Avni Ponari, ndërvite, për kontributet e tij kombëtare e ndërkombëtare të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare, kanë qenë ndër faktorët kryesorë për vlerësimet e shumta që i ka marrë nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, duke e vlerësuar e nderuar atë me vlerësime dhe titujt si: “Lider i Arrirë”-(pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë); “Njeriu i Vitit”-nga “Instituti Amerikan Biografik”, “Menaxher i Vitit” – nga “Komiteti i Sokratit të Oksfordit”në Mbretërinë e Bashkuar; Kush është Kush” – (nga Ndërkombëtarja “Who is Who”, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935); “Fellow” i “Paul P. Harris– (“Klubi Ndërkombëtar i Rrotës”, një rrjet global prej 1.2 milionë liderësh, fqinjësh, miqësh, dhe zgjidhës problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin); “Kavalier i Paqes”- nga “Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve”; dhe “Menaxheri më i mirë” nga “Financë në Evropën Qëndrore”; “Qytetar Nderi” i Tropojës, i Durrësit e i Elbasanit;  “Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta kombëtare shqiptare të përditshme; Cmimi “Justiniani i Madh” nga Akademia Monarkiste Shqiptare si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri; Cmimin “Pjetër Bogdani” nga “Gazeta e Alpeve” në “Takimin e Gjakovës”, më 26 prill 2019, etj. Z. Avni Ponari, ndonëse mban dekorata të larta nga Japonia e Austria; mban tituj e cmime nga institucione e organizma të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, por ai ende nuk ka asnjë dekoratë nga Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës…(!).

-“GAZETA E ALPEVE”-GAZETË RAJONALE, PANSHQIPTARE, NDËRBALLKANIKE” (Faqe 2) – Faqe Speciale Tematike, e Përhershme në cdo numër të gazetës, në të cilën gjenden: “Adresari”, “Drejtimi/Organizimi”: (Drejtori i Përgjithshëm; drejtorët e departamenteve në Kosovë-Nish-Lugina e Preshevës dhe në Mali i Zi-Sanxhak; Kryeredaktori, Zv/kryeredaktorët, Redaksia, Kordinatorët); Llogaritë Bankare; “Abonimet Vjetore” (2.000 lekë të reja në Shqipëri; 30 Euro në Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Greqi; 50 Euro në Europë; 70 Euro në Amerikë, Kanada, Australi); “Reklamat e Publikimet”(– 10.000 Lekë ose 100 Euro ose 100 USD një faqe e plotë me ngjyra; – 5.000 Lekë ose 50 Euro ose 50 USD një faqe e plotë bardhezi apo në faqe të parë (në format kartvizite) apo për ½ (gjysmen) e faqes me ngjyra;– 3.000 Lekë ose 30 Euro ose 30 USD për ½ (gjysmen) e faqes bardhezi dhe ¼ (çerekun) e faqes me ngjyra; – 2.000 Lekë ose 20 Euro ose 20 USD për ¼ (çerekun) e faqes bardhezi dhe për 1/6 e faqes me ngjyra; – 1.000 Lekë ose 10 Euro ose 10 USD për 1/6 e faqes bardhezi dhe për 1/8 e faqes me ngjyra;– 10.000 Lekë apo 100 Euro apo 100 USD për një reklamë vjetore në format kartvizite në faqet bardhezi të gazetës. *Në “Publikime” hyjnë: njoftime të shumllojshme (urime, përkujtime, pershendetje, etj.); portrete apo shkrime # (të porositura, me tekst e foto); publiciteti mediatik (për veprimtari të caktuara të institucioneve shtetërore, të Shoqërisë Civile, të individëve). *Në “Publikime” kanë përparësi, lehtësime apo përjashtime nga këto çmime: Stafi i gazetës (Bordi, Redaksia, Kordinatorët e Korrespondentët); financues, donatorë e kontributorë të tjerë të gazetës; gazetashitësit ma të mirë dhe të abonuarit vjetor në “Gazeta e Alpeve”. Në këtë faqe speciale të përhershme do të jetë dhe një rubrikë e vazhdueshme me miqtë e gazetës, me stafin e saj, të abonuarit e saj, për shperndarjen e propogandimin e gazetës. Në këtë numër flitet për: Dr. Naim DEDUSHAJ nga Vuthajt e Plavë-Gucisë në Mali i Zi, prej dekadash jeton në Kosovë, ish-kryetar i LDK për TreShtetshin Nju Jork-Nju Xhersi-Kenerika në SHBA, ka punuar e kontribuar prej themelie e në vazhdimësi të ndryshme kohore në Ministrinë e Brendshme, të Jashtme e të Diasporës në Kosovë, aktualisht ideator, themelues e kordinator i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (Prishtinë), autor i disa librave për Ameriken, Diasporën, etj., është, njëherash, edhe Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”- Gazetë Rajonale, PanShqiptare e NdërBallkanike. Botohet dhe një foto, ku dr. Naim Dedushaj është me dy miqtë mëdhenj të Shqiptarëve: Presidentin Amerikan Bill Klinton dhe Kongresmenin Amerikan, Eliot Engel. Gjithashtu botohet ravijëzimi përshkrues:  “Gazeta e Alpeve” ka edhe një mik të saj të ri: Smajl Bytyqi nga Peja, me banim e punë të prejkohshme në Sarpsborg të Norvegjisë, i cili prej nëntorit 2019 është abonuar për një vit (deri nëntor 2020) duke zgjeruar gjeografinë e gazetës deri në Vendet Nordike (Skandinave) dhe duke shtuar numrin e lexuesve të përhershëm në çdo numër, numrin e të abonuarëve të saj jashtë Shqipërisë, në Diasporat Shqiptare.Gjithashtu botohet dhe një foto e Kelmend Ahmetaj në Vuthaj, që pasqyron shtrirjen gjeografike të gazetës deri në krahinën e Plavë-Gucisë.

-“PELLGJET QYMYRORE TË KOSOVËS DHE PERSPEKTIVA E SHFRYTËZIMIT –  Studim nga prof. asoc. dr. Nezir Mekshiqi. (Faqe 1 e 10).

-“60 MË TË VOTUARIT NDËR DEPUTETËT E KOSOVËS” – në Zgjedhjet Parlamentare të 6 tetorit 2019 në Kosovë, ku jepen me listnim e foto renditja e ma të votuarëve në 6 dhjetëshet e para. (Faqe 1 e 5). Po paraqesim Dhjetshen e Parë: 1.- Albin Kurti 183.868 vota VV. 2.- Vjosa Osmani Sadriu 176.188 LDK. 3.- Kadri Veseli 146.188  PDK. 4.- Ramush Haradinaj 75.917 “ AAK. 5.- Glauk Konjufca 72.775 “ VV. 6.- Kujtim Shala  39.091 “ LDK. 7.- Albulena Haxhiu  46.861  “  VV. 8.- Anton Quni  31.816  “ LDK. 9.- Lumir Abdihaxhiu  29.565  “LDK. 10.- Uran Ismaili 28.250  “ PDK.

-VEPRA TË SHKRIMTARIT E POETIT TË MIRËNJOHUR BESNIK MUSTAFAJ BOTOHEN NË TIRANË, PRISHTINË, MAQEDONINË E VERIUT, GJERMANI, ITALI, BULLGARI, GREQI…” (Faqe 1 e 7) si dhe shkrimi  “Zbulimi i burrit”- nga Bardhyl Londo, parathënia për librin poetik “Në kërkim të gjuhës” të poetit Besnik Mustafaj, botuar nga SHB “Ditët e Naimit”. Tetovë. Maqedoni e Veriut. 2019-Vepra ma e re e shkrimtarit Besnik Mustafaj, romani “Dëmtuar gjatë rrugës”. Botimet “Toena”. Tiranë, 2019.

-“MBETËM TE SHEKULLI XIX-Ë”(Faqe 1 e 17) Prozë nga Xhemi HAJREDINI, gazetar veteran e studiues i përhershëm i gazetarisë, me studime e botime për Diplomacinë e Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Xhemi Hajredini i Strugës, ish-pedagog i Universitetit të Europës JugLindore (UEJL) në Tetovë, punonjës i kahershëm e i sotshëm për kulturën e arsimin në komunën e Strugës, kryetar i Forumit të Intelektualëve të Strugës, prej tetorit 2019 është dhe Kordinator i Gazetës Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike, “Gazeta e Alpeve”, për Maqedoninë e Veriut.

-“SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878”. (Faqe 1 e 18). -Studim nga historiani Emin PLLANA– Kosovë, ku ndër të tjera ka trajtesat ma kryesore: në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, sidomos në atë të Prokuples dhe të Kurshumlisë, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët. Në kohën e depërtimit të ushtrisë serbe në këtë rajon gadi të gjithë shqiptarët u shpërngulën në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe në vende të tjera… Lidhja e Prizrenit në vendimet e para në Kararname (Librin e vendimeve) kundërshtonte dhe protestonte për shpërnguljen e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

-“BIJTË E ARBRIT PO NDËRTOJNË MURET DHE RRUGËT E BOTËS”Tufalakim poetik nga Irena VLADI MAY në Florida-SHBA, me poezitë: “Hartim qiellor”, “Bijtë e Arbrit”, “Bota ime”, “Fëmijëia jonë”, “Vendi im”. (Faqe 1 e 9). Poetja Irena VLADI MAY librin e saj poetik “Kur Unë të Kthehem” (botuar në SHBA e në Shqipëri) ua kushton “të gjitha vajzave dhe grave që kanë qenë viktima të abuzimit seksual dhe familjar. Gjithashtu të gjithë fëmijëve, vajzave dhe grave të marra nga kjo jetë para kohe për shkak të abuzimit. Për këdo që ka bërë më të mirë jetën e një qënie tjetër njerëzore në çfarëdo mënyre që ka mundur”. Poetja Irena Vladi May ka lindur në Tiranë dhe u largua nga Shqipëria në dimrin e vitit 1997. Ajo lëvizi në Florida në vitin 2003 ku jeton dhe sot me katër fëmijët, burrin dhe macën e saj Amora. Këto poezi janë marrë nga libri poetik i autores “Kur unë të kthehem”, botuar në Amerikë dhe, kohët e fundit edhe në Shqipëri, me përmbledhje të disa prej poezive të saj nga shkolla e mesme (që i shpëtuan zjarrit) dhe disa të vetme vitet e fundit për të përfunduar librin e saj. Ajo u betua në verën e vitit 1999 se nuk do të shkruante poezi në shqip për të protestuar kundër dhimbjes që i shkaktoi vendi i saj i lindjes. Me gjuhën e prerë dhe zemrën të thyer ajo emigroi jashtë vendit ku nuk u kthye për të vizituar për 17 vite rrjesht.  Libri i saj i parë me poezi titullohet “When I Am Done I Will Rest My Case” që është botuar në USA. në anglisht përmes Amazon, në letër, dhe e-libër në Kindle, gjithashtu në Barns dhe Noble. Libri i saj mund të blihet përmes Amazon në Amerikë, Angli, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Japoni.  Ajo është duke përfunduar librin e saj të tretë me poezi: “The Girl With A Single Pearl” si dhe librin për fëmijë “Sharky McTarky.” Gjithashtu ka përfunduar edhe libra të tjerë për fëmijë që janë në ilustrim dhe do të shkojnë në publikim së shpejtë.

-“SENTENCA KANUNORE E SHPREHJE NGA E DREJTA DOKESORE E MALËSISË SË GJAKOVËS” – nga prof. asoc. dr. Shefqet HOXHA- Mësues i Popullit, “Qytetar Nderi i Qarkut të Kukësit, antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”. (Faqe 1 e 20)

-“HEC-et NË DEÇAN PËR INTERESA TË MANASTIRIT”- (Faqe 1 e 17) nga msc. Adem Lushaj, Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Rrafshin e Dukagjinit në Kosovë, kryetar i Shoqatës të Intelektualëve të Pavarur në Deçan, mësues në Rastovicë të komunës së Deçanit, korrespondent i mediave të Kosovës e Diasporës “Bota Sot” dhe “Bota Press”, autor i monografisë “Resurset malore të Deçanit dhe turizmi” (“Jalifat Publishing”-Houston, 2019).

-“POETJA E KËNGTARJA XHEMI NOKSHIQI MUZAI NJË LARTËSI TALENTI E SUKSESESH NË SHQIPËRI E AMERIKË” – portret nga Ramiz LUSHAJ (faqe 1 e 12), ku ndër të tjera shkruhet: “Nisë nga zëri i saj brilant, nga ardhja prej të njëjtes trevë alpine; ngaqë ishte edhe instrumentiste, edhe këngtare, e cilësuan masivisht si “Fatime Sokoli e Dytë”.  Të tjerë e quajtën “yll që rritet bashkë me muzikën”, etj. Ajo e kishte emrin e plotë Xhemile, por të gjithë nga dashuria e respekti ndaj saj si njeri e këngtare e thirrnin shkurt “Xhemi”, një emër që i mbeti përgjithnjë, edhe si kangtare, edhe si instrumentiste, edhe si poete. Edhe sot, kur në botë kanë ndrrue shekujt, kur në Shqipëri kanë ndrrue sistemet, kur kangtarja e poetja ka ndrrue vendbanim etnik e ka shkue përtej Atlantikut, në “Planetin Amerikë” merr vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.Në një bisedë me këngtaren e mirënjohur Fatmira Brecani – Mjeshtër e Madhe, më shprehimon mirësisht se këngtarja shqiptaro-amerikane Xhemi Nokshiqi-Muzai “ka në zërin e saj bukurinë e Alpeve dhe melodinë e Valbonës të vendlindjes së saj, se nga këto vende e mori frymëzimin dhe u rrit si vajzë Malësie, si këngëtare e njohur”. Poeti e gazetari i Radio “Tirana”, Jaho Margjeka, në një intervistë të 25 gushtit 2019, në emisionin radiofonik “Larg & Afër” e cilëson “bilbili i këngës”Dhe vërtetë është një “bilbile e Alpeve”, një “bilbile e këngës shqipe”, “bilbile e këngës qytetare shqiptare” në Shqipëri dhe në Amerikë. -Koncertet e vogla të moshës së fëminisë e zbuluan dhuntinë e talentin e Xhemi Nokshiqit si këngtare e talentuar, e cila mori pjesë në veprimtari të Qendres Kulturore të Fëmijëve në Bajramcurri, me Ansamblin “Dardania” të Shtëpisë së Kulturës të Tropojës, në Festivale Kombëtare për Fëmijë në Shkodër, në Tiranë, në Festivalin Folklorik Kombëtar të Beratit dhe deri në Turqi e në Amerikë. Xhemi Nokshiqi ka një talent genetik, shpirtëror, të veçantë si këngtare, prandaj nuk iu ka ndalë kurrë kënga, përkundrazi ka arritë të jetë një këngtare e njohur brenda e jashtë Atdheut të saj”- tregon kompozitori i njohur Kolë Susaj – Mjeshtër i Madh. Këngtari i Ansamblit të Këngëve e Valleve pranë TOB në Tiranë, Lekë Pecnikaj, duke e kujtuar këtë kohë, këtë festival, këtë debutim të tyrin në Berat, më thotë se: “Xhemi Nokshiqi Muzai është këngtare shumë e mirë, e talentuar, e shkolluar, artiste që do të mbahet gjatë në memorien e njerëzve, që vazhdon të këndojë dhe në Amerikë duke e mbajtë gjallë komunitetin shqiptar të atjeshëm me këngën e bukur shqipe”. Valltari i mirënjohur Deli Metaliaj – Mjeshtër i Madh, teksa më flet për këngtaren e famshme Xhemi Nokshiqi Muzai më thotë se “është një këngtare e mrekullueshme, që di të ruajë vlerat e larta autoktone të Tropojës”. Në Nju Xhersi të Amerikës është njoft dhe me shokun e saj të jetës, me Alush Muzai nga Saranda një njeri i mirë që meriton nderime e vlerësime si bashkëshort, si qytetar shqiptaro-amerikan, si një shqiptar atdhetar. Xhemi Nokshiqi Muzai ka disa këngë videiklipe, me tekst e muzikë të saj, të kënduar prej saj, si videoklipin “Dheu i ëmbël” (12 tetor 2016), “Tropoja kreshnike” (12 nëntor 2016), “Dashuria” (5 dhjetor 2016), “Lule trendeline” (19 shkurt 2017), “Moj Saranda” (5 mars 2017), “Fluturon shqiponja” (22 maj 2017), “Come On Baby” (13 tetor 2017), “Më prit” (20 nëntor 2017); “Love U” (27 shkurt 2017), “You Are The Only One”-“Mbretëresha e Ilirsë” (6 shtator 2018), “Vogëlushja kosovare” (4 prill 2019), “Gjuha Shqipe” (28 shtator 2019), etj., të cilat kanë marrë popullaritet, janë mirëpritur nga artdashësit, kanë larmi tematike, gjeografi krahinore, janë këngë patriotike, lirike, etj. Sivjet e botoi librin e saj të parë poetik dygjuhësh shqip-anglisht: “All because…of you”, tek Shtëpia Botuese “Nacional”, me redaktor poetin e shquar Mujo Buçpapaj, njëherash dhe drejtor i “Botimet Nacional”, i gazetës kombëtare letrare “Nacional”. Ky libër poetik i Xhemi Nokshiqit Muzai me 107 poezi patriotike, lirike, etj. është mirëpritur nga lexuesit dhe kritika letrare. Botuesi e redaktori i librit, poeti e shkrimtari panshqiptar Mujo Buçpapaj, e vlerëson në një artikull te “Nacional” poeten Xhemi Nokshiqi Muzai si “një poete inteligjente dhe në kërkim të ndryshimit, që me këtë libër dëshmon talent dhe kulturë të gjërë…”.Dr. Rovena Vata, në një shkrim të saj te Portali Kombëtar “Limit.al” e tek Gazeta “Nacional”, shprehet se “Libri i Xhemi Nokshiqit “All because…of you”, një arritje për poezinë bashkëkohore”.

-“TUTINI I SANXHAKUT ËSHTË VENDSTREHIMI I MBRETËRESHËS TEUTË? – (Faqe 1 e 16). Studim nga studiuesi Ismet AZIZI – Studiues e veprimtar në Kosovë, Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun (Tregu i Ri), kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”.   

-“NË KUFIJTË E SHQIPËRIVE”- (Faqe 1 e 9). Poezi nga Muharrem KURTI- Gjakovë, ku flitet për tragjeditë e copëtimit të trojeve etnike shqiptare dhe për përpjekje të bashkimit kombëtar shqiptar në Ballkan.

-“MBI ETNOGJENEZËN E TROPOJËS” . (Faqe 1 e 11). (Vështrime mbi monografinë “Tropoja në breza” e autorit Ibrahim Kadri Malaj. Botoi Shtëpia Botuese “Dardania”. Tiranë, 2003). Shkruan: Ali DACI-Rrozhajë: Zëvendëskryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” në Malin e Zi e Sanxhak.

AHMET KORENICA, NJË NGA PËRFAQËSUESIT E SHQUAR TË GJAKOVËS E MALËSISË SË SAJ DHE I RRAFSHIT TË DUKAGJINIT  (1830-1885) – Nga Gani QARRI- Zvicër. (Pjesa VII. “Ndërhyrjet brutale të sulltanistëve dhe “ylemave” në Kuvend”). (Faqe 19).

-“KONTRIBUTI I PROF. DR. ANTON ÇETËS NË SHKENCAT ALBANOLOGJIKE”. (Faqe 1 e 21). Studim nga Isa HALILAJ – Mësues i Merituar, Kukës.

-ALI RRUSTEM (HOXHA) GASHI MA NË FUND DO TË NDEROHET NË MËNYRË DINJITOZE NGA MALËSIA E GJAKOVËS” Nga av. Agron Isa GJEDIA – kryetar i Shoqatës “Bytyçi”, Tiranë-Prizren (Faqe 1 e 23).

-“KLINIKA LËVIZËSE “SIGAL UNIQA” NË TROPOJË”. (Faqe 6) – Nga RIZA ÇELAJ- korrespondent i “Gazeta e Alpeve” në Tropojë, bashkëpunëtor i shtypit shqiptar tash një gjysëm shekulli, mësues veteran i arsimit në Tropojë, i cili po përgadit për botim një libër me pubicistikë nga krijimtaria e tij ndërvite. Jeton trojenik në Viçidol të Tropojës. Ndërsa Dedë Harusha, që e ilustron me foto këtë shkrim, është dhe fotoreporter i “Gazeta e Alpeve” në Tropojë,, i cili e ka studion e tij të punës (Foto-Studio) tek Muzeu Historik i Tropojës, që njëherash është dhe një nga “zyrat” e Redaksisë së “Gazeta e Alpeve” në Bajramcurri të Bashkisë së Tropojës.

“SHTOJZOVALLJA E VALBONËS”- Nga: Ardian PROGNI- (Historik dhe vështrime mbi mozaikun e vendosur në pjesën ballore të hotel-turizëm “Shkëlzeni” me pesë yje, me pronar biznesmenin e mirënjohur Petrit Imeraj në Tropojë) (Faqe 6).

-“CURRAJ EPËR, KRIJIMI I FSHATIT E LAGJEVE”- Studim nga Pjetër META PËRPALI mbi ento-historinë e fshatit Curraj Epër në krahinën e Nikaj-Mërturit të Tropojës (Faqe 8). Një vend të veçantë në këtë faqe zenë dhe një foto me tekstin përkatës të saj: “Shkrimtari e studiuesi nikaj-merturas, Pjetër Meta, me politikanin dhe sipërmarrësin shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli, që ka shërbyer si President i tretë i Republikës së Kosovës, dalë në Prishtinë te Swiss Hotel Prishtina. Kjo foto është publikue nga Pjetër Meta PËRPALI në faqen e tij në FB më 18 shtator 2019, duke ia vendos këtë tekst shpjegimor “…ishte kënaqësi të bisedoja me atë burrë, me gjak e prejardhje nga Mërturi i Nikaj-Mërturit”.

-“NOKSHIQASIT LUFTËN FILLOJNË”– Poezi nga Xhemi NOKSHIQI MUZAI- Poete,  SHBA, botohet në faqen 15 të gazetës, në faqen speciale “140 Vjetori i Betejës së Nokshiqit” të kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; një nga betejat historike ma madhore të kombit shqiptar, e cila vlerësohet si “Parathënia” e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorën e 1912-tës.

-“TRIMËRESHA E MALEVE, KAJE GALË SELMANJA”- Studim nga Adem GECA – Banjë, Istog (Burim) i Pejës, i cili vijon nga numri i kaluar dhe botohet në faqen 15 të gazetës, në faqen speciale “140 vjetori i Betejës së Nokshiqit”.

“MBRESA NGA UDHËTIMI RRUGËS SË RE TË ARBRIT” – Reportazh nga Binak ULAJ- Kosovë (Faqe 14).

-“SAMI FRASHËRI PËR “SANXHAKUN E ALPEVE” (Faqe 16), ku rilindësi ynë i madh, pohon:  “Qytetet më të rëndësishëm të Shqipërisë janë: Shkodra, Prizreni, Manastiri, Janina”.“Në rradhë të dytë Peja, Gjakova, Prishtina, Shkupi, Kalkondolena (Tetova), Dibra, Tirana, Elbasani, Berati, Ohri, Korça, Kosturi, Gjirokastra dhe Preveza”.”Në rradhë të tretë janë: Lezha, Gucia, Plava, Mitrovica, Kumanova, Gostivari, Qyprilia, Prilepi, Resnja, Kruja, Durrësi, Kavaja, Vlora, Tepelena, Përmeti, Delvina, Konica, Filati, Ajdonati (Paramithia), Margëlliçi dhe Parga” (f.2-22/I. f.149)(Gucia) qytet…në Shqipëri” (f./88/V/f.3306). “(Plava) qytet në veri të Shqipërisë” (f.193;II,f.1530) “Disa banorë në sanxhakun e Gucisë dhe të Beranës flasin gjuhën boshnjake, por e dinë edhe shqipen” (f.181.II.f.1116). “(Në sanxhakun e Beranës e të Gucisë) popullsia…mendohet të jetë 40.000…dhe flasin shqipen e boshnjaken” (f. 38/II./f.1269).“[Në Bijellopolje (Akovë)] gjuha e vendit është shqipja dhe ajo boshnjake” (f.34;I,f.273). “(Novipazari), krahinë midis Bosnjës dhe Kosovës”. “Gjysma…janë myslimanë, pjesa tjetër të krishterë. Myslimanët janë boshnjakë e shqiptarë që flasin dy gjuhë”. (f. 177/VI./f.4803). “(Në Kosovë) ortodoksët janë të paktë, një pjesë e vogël e të cilëvet janë sllavë, si bullgarë e serbë, ose janë sllavizuar me anën e shkollës e të kishës” (f.131/V./f.3746) /Sami Frashëri: VEPRA (1-20), si: “Viset shqiptare në Kamus Al-Alam”(V. III), “Personalitete shqiptare në Kamus Al-Alam” (V.2).Botoi: Logos-A. (Red. i përgj. Xh. Lloshi). Shkup. 2004. (Treguesi përmban nr. e fq. në turqisht, vepren e nr. e fq. në shqip)/.

-“PËRGJIGJE PYETJES:  ”KU ËSHTË GUCIA?” (Faqe 16). Nga Idriz ULAJ –  gazetar, poet, shkrimtar, studiues, shkrimtar nga Vuthajt e Plavë-Gucisë nën Malin e Zi e tani jetnon në Prishtinë të Kosovës.

-“DY PRESPAT”vështrime gjeografike, për faqen e re speciale “Rrjedhave ujore e brigjeve të Drinit në Katërshtetshin Ballkanik” (Faqe 17).

-“OHH…MUHAXHIRËT, O BRÉ, KAH PO SHKOJNË…?!”- (Baladë e Kosovës për shqiptarët muhaxhirë të Sanxhakut të Nishit, të shpërngulur forcërisht e padrejtësisht nga trojet e veta etnike në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga Principata Serbe). Botohet në faqen 18, në faqen/rubrika e re speciale “Sanxhaku i Nishit dhe Lugina e Preshevës me rrethina”.

-“LUGINA E PRESHEVËS”- Vështrime gjeo-historike nga Shkëlzen UJEZA.

-”KJO KULLË ASHT LETËR-NJOFTIMI ÉM”- Kulla e vendlindjes ( I) – Esse nga poeti e piktori Agim MËRTURI. (Faqe 19).

– “U NDA NGA JETA GAZETARI RIZA HOXHA”(Faqe 21). ”U nda nga jeta një nga shokët dhe miqtë tanë më të mirë, Riza Hoxha i Kukësit, gazetari që një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë, e për rreth 20 vite dhe korrespondent i ATSH-së, i cili ka bashkëpunuar me shkrimet e tij edhe me Gazetën “Shkëlzeni” e “Dardania” (kur isha botues i tyre) si dhe shtypin shqiptar të kohës në Shqipëri, në Rajonin Shqiptar Ballkanik, në Europë e Amerikë. Riza Hoxha ishte i thjeshtë e i palodhur, modest në kërkesa, i sakrificës, i penës e punës së mirë, i tillë do të mbetet për në shokët e miqte e tij që patëm fatin të bëjmë një pjesë rruge bashkë! Kujtimet ma të mira për kohë-qëndrimet tona zemër-mira në qytetin e Kukësit në vitet ’88-’92; për shoqërinë tonë të mirë e ndihmen e tij të madhe për gazetën “Shkëlzeni” të Tropojës (që shtypej asokohe në Kukës), për bashkëpunimet e tij me gazetën “Dardania” në Tiranë. Ikja e shpejtë, e parakohshme, e gazetarit Riza Hoxha i Kukësit është një humbje e dhimbje e madhe edhe për të gjithë shtypin panshqiptar, të cilit i kushtoi kohën e pjesën ma të madhe, ma të bukur e ma të frytshme të jetës së tij. Ngushëllimet më të thella e ma të sinqerta familjes së Riza Hoxhës, të afërmëve, miqve e kolegëve të tij! U prehësh në paqen e përjetshme Riza Hoxha – miku im, miku ynë! (Nga: Ramiz LUSHAJ).

-“QAMIL AVDIAJ TËRË JETËN E TIJ INVESTOI VETËM MIRËSI E VLERA NJERËZORE” – Nekrologji e mesazhe ngushëllimi nga dr. Islam LAUKA, Ali DEMUSHI, Kujtim HAJDARMATAJ, Abdulla JAKUPAJ, Erzen REXHA, Isa FERIZAJ. (Faqe 21)

-“HOMAZH PËR SHOKUN DHE MIKUN TONË,  ALI RRUSTEM RROGAMI”-  i Oxhakut të Bajram Hazir Rrogamit të Malësisë së Gjakovës.  Nga Shpend NIKOÇI- Tropojë. (Faqe 22).

-“GAZETA E ALPEVE” BOTON DHE DY FOTO-PORTRETE me tekstet përkatëse: Historiani, analisti e poeti Gani QARRI nga Demjani i Hasit në Kosovë, prej dekadash me jetesë e punësim në Zvicër, abonohet për të dytin vit rradhazi në “Gazeta e Alpeve” dhe është një një nga bashkëpunëtorët korrespondentë të mirë të saj dhe Z. Rexhep SELE, nga Opoja e Prizrenit të Kosovës, prej vitit 1993 jeton e punon në Gjermani, u abonua për 1 vit në “Gazeta e Alpeve”.

-RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “ZABELEJ” në bashkinë Shkodër dhe 116 MILIONË LEKË INVESTIM PËR LANDIFILDIN E BUSHATIT në bashkinë e Vaut të Dejës. Dy kronika ekonomike në faqen 10 të gazetës.

-LOGOT E QËNDRES SHQIPTARE TË STUDIMEVE AMERIKANE E BRITANIKE NË TIRANË (ACABS); AKADEMIA MONARKISTE SHQIPTARE NË TIRANË (AMSH/AMA); FORUMI SHQIPTAR I KULTURËS, EDUKIMIT E SHKENCËS  NË TIRANË (AFCES). Botohen në faqen 11, sëbashku me pankartën-apel: “Të ruajmë bjeshkët e bekuara të Malësisë së Gjakovës. Larg duart nga Sylbica, kërkojmë çbetonizimin e tyre”.

“KLINIKA DENTARE “HYDAJET PONARI” NË TIRANË- NJË NGA KLINIKAT MË MODERNE TË SHQIPËRISË”– publikim me foto-tekst në faqen 19 të “Gazeta e Alpeve”.

“AGJENSIA TURISTIKE “TIRANA METROPOL”: Udhëtime vajtje-ardhje në kryeqytetet shqiptare (Tiranë-Prishtinë); në Bregdetin Adriatik (Durrës-Ulqin); drejt Alpeve Shqiptare (Prizren-Gjakovë-Pejë). Udhëtimi me “Tirana Metropol”- si Qytetar i Lirë i Botës, si turist i kulturuar i Kohës, në çdo ditë të javës. (Reklamë e përhershme në faqen 23 të “Gazeta e Alpeve”).

-“Gazeta e Alpeve”, në faqen e fundit të saj (fq. 24) ka reklamën e Agjensisë ma të madhe të Sigurimeve në treshtetshin ballkanik Shqipëri-Kosovë-Maqedoni “Sigal Uniqa Group Austria”, ku ju fton për të sigurue edhe online nga celulari ose kompjuteri shtëpi, shëndet, makinë.

“Gazeta e Alpeve” është me Ju dhe për Ju nga dy herë në javë, në çdo datë 1 dhe 15 të secilit muaj të vitit, në tregun e shitjeve të shtypit në të gjithë Shqipërinë e në Kosovë dhe me abonime me postë në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi dhe në diasporat shqiptare në Europë e Amerikë.

Rali LURA

Tiranë, nëntor  2019