Sensibilizim për tërmetin e fuqishëm që përfshiu Shqipërinë ditën e martë po zgjerohet nmga momenti në moment. Mësohet se 10,000 dollarët e mbledhur nga donacioni i Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas dënimit nga FIFA për simbolin e Flamurit që ata bënë kundër Serbisë, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Kështu ka deklaruar iniciatori i atij donacioni, Rilind Reka, përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook. Postimi i Rilind Reka Duke ju bashkangjitur ndihmave për tërmetin në rajonin e Durrësit, kam autorizuar donacion prej $10,000 nga kontoja e fondit Xhaka, Shaqiri për simbolin e Flamurit. Zoti e bekoftë Shqiptarinë!