Lëvizja Vetëvendosje ka nisur dhjetëra kamionë me ndihma drejt Shqipërisë. Janë rreth 33 kamionë dhe maune që kanë kaluar Rrugën e Kombit dhe dhjetëra furgone.
Automjetet me ndihma ndodhen pranë zonave të goditura nga tërmeti.
Jane me shume se 200 tonë ndihma që Lëvizja Vetvendosje ka mbledhur në ndihme te banoreve te prekur nga termeti ne Shqiperi. Nje pjese e ndihmave do te shkojne per banoret e prekur ne Durres dhe pjesa tjeter ne Thumane.
“Jemi në kontakt me autoritetet dhe shtabet e emergjencës në Shqipëri e do të vazhdojmë të ndihmojmë sa mundemi.
Zyra jonë në Prishtinë është e hapur për grumbullim ndihmash përditë, nga ora 8:00 deri në 22:00. Edhe zyrat në qendrat e tjera, po ashtu janë në funksion të grumbullimit tē ndihmave. Do të ketë konvoje që dërgojnë ndihma edhe nesër, e në ditët e tjera”, thote Levizja Vetvendosje.