Komuna e Tetovës dhuron 25 mijë euro për personat e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Vendimi është marrë në një seancë të jashtëzakonshme të këshillit të komunës pasditen e djeshme.
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, në një postim në rrjetet sociale thotë se fondi është zbritur nga zbukurimet që do të bëheshin për qytetin në festat e fundvitit, ndërkohë sot kanë shpallur edhe ditë zie në ndër të viktimave.
“Seancë e jashtëzakonshme e këshillit komunal të Komunës së Tetovës
Me vendim të këshillit komunal redestinuam mjete në vlerë 25.000 euro për zonat e prekura nga tërmeti që kaploi bashkinë Durrës dhe vendbanimin Thumanë.
Mjetet financiare u siguruan me ridestinimin nga mjetet e parapara për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit dhe rezervat komunale.
Dita e merkurë dhe enjte shpallet ditë zije në Komunën e Tetovës,
Poashtu u formua shtabi i krizës për sa i takon transportimit të ndihmave të grumbulluara për zonat e prekura”, shkruan Arifi.