Ballina Aktualitet Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me njoftim të rëndësishëm për dërguesit e...

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me njoftim të rëndësishëm për dërguesit e ndihmave humanitare

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur udhëzimin të cilit duhet t’i përmbahen të gjitha shoqatat, individët apo çdo ent juridik në Kosovë që dëshiron të dërgojë ndihma humanitare për përballimin e situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.

Udhëzimi ka të bëjë me hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen dhe gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore: Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.

Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së NIPT J92322004M

Grumbullimi dhe menaxhimi i ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë Stadiumit “Niko Dovana”, nga Drejtoria e Emergjencave Civile të Prefekturës së Durrësit.

Për çdo informacion shtesë mund të kontaktohet në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën e emailit embassy.pristina@mfa.gov.al. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë