Qeveria e Shqipërisë ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e nesërme, 27 nëntorin.
Vendimi është marrë pak orë pasi organet qeveritare në Kosovë e morën një vendim të njëjtë.
Flamuri shqiptar do të ulet në gjysmë shtizë në nderim të viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.
Deri tani bilanci tragjik nga tërmeti shënon 20 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur. Situata më e rëndë është në Thumanë dhe në disa zona të qytetit të Durrësit.