Ballina Aktualitet Presidenti Ilir Meta: Më 8 Dhjetor fillon një lëvizje e re, nuk...

Presidenti Ilir Meta: Më 8 Dhjetor fillon një lëvizje e re, nuk largohem nga sheshi deri në zbatimin e Kushtetutës

Në një dalje për mediat kreu i Shtetit, Ilir Meta i bëri thirrje gjithë shqiptarëve që tëe bashkohen me të më datë 8 Dhjetor, pasi sipas tij ka ardhur koha që ata ta marrin fatin e tyre në dorë, sepse me këtë klasë politike nuk ka zgjidhje.

“Populli shqiptar me Kushtetutën që ka zgjedhur vetë me referendum, ka vendosur referendumin: 1. Përmes 50 mijë shtetasve, populli ka të drejtën e referendumit. 2. Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje të shtrohet në referendum.

Në 21 vite nuk kemi asnjë referendum, sepse politika e ka bllokuar qëllimisht. Ndaj dhe unë, si President i Republikës kam vendosur pas përpjekjeve për dialog me opozitën, qeverinë, Kuvendin, të zbresë në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi, deri sa t’i kthejmë popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojmë Parlamentin për të zbatuar këtë të drejtë kushtetuese.

Shqiptarët janë të pa shpresë. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte, përndryshe pas disa viteve këtu nuk do të ketë më shqiptarë”, tha Meta.