Të gjithë ata që pajtohen më korrupcion , nepotizem, klintelizem,
hajni të mëdha e të vogla …, i kan dy zgjedhje.Që të largohen nga Kosova nga gjendja e krijuar, ose të mbesin
dhe të luftojnë që të kemi gjendje të mirë në shoqëri.
Ikja nga vendi është bërë masovike, më tendencë rritjeje?!
dhe, do të ishte në të mirën e individeve dhe shoqërisë që të kemi më shumë vullnet,të kemi
guximin qytetarë që të përballemi më këto sfida .Gjithashtu kemi nevojë për medie
më të fuqishme , duke mos preferuar heshjtën e cila po na shkakton dëme të mëdha.
Kjo duhet të bëhët e kjartë nese mendojmë që gjendja politike dhe gjendja ekonomike
të normalizohën.Jeta pasive nuk i duhet askujt, se gjendja nuk do të përmirësohet kurrë.
Kosova po udheheqet nga garniturat e njejta politike,
e të cilat kan dështuar në qeverisje .Sigurisht së këto pushtete shumë i kan paralizuar edhe nismat
dhe aktivitetet e ndryshme qytetare, deri në atë shkallë që na ka bërë të lutemi që të shpetojmë nga fati ynë.
Nxënësit e keqijë të cilët po i prodhojmë pas luftës shumë nga ta sot janë berë drejtues të shtetit.
Si duket kemi besuar në heronjët
e rremë.Edhe , nese dikush është munduar të na bind së është superheroj, është mashtruar.
Statusin e heronjëve e marrin të gjithë ata të cilët mendojnë për popullin dhe vendin e vet.
Synimi ynë është për një botë më të bukur, që mos të ndalemi kurrë në luftë për ideale tona.
Lufta për të drejtën , lufta për humanizem, nuk është e lehtë, ajo kërkon sakrificë, edhe nese kemi rënje,
duhet të ringritemi.Kjo arrihet vetëm kur jemi të bashkuar, jo të ndarë e të përqarë siq po na ndodhë tash,
dhe na ka ndodhë gjatë historisë.Na duhen nisma të reja, vullnet për punë të ndershme, e jo mendime utopike
pasurime mbrenda nate pa punuar, siq u pasurua shumë kush nga kjo kastë politike. Ne që dy decenie po sillemi
në rrethin vicioz.
Si po duket dy shtetet shqiptare kan renë më shumë, në kurthin e armiqëve të mbrendshëm, të cilët armiqë
për secilin shtet janë vdekjeprurës.Nga armiku i jashtem bëhët më shumë kujdes.
Kombi i cili ka synime për shtetndërim dhe mirëqenje, çdo ditë punon që të bëhën qytetarë
në kuptimin e plotë të fjalës.Ne, duhet më vepra e jo më fjalë, ta luftojmë korrupcionin , krimin e organizuar
dhe çdo dukuri tjetër negative.Kosovës dhe shqiptarëve në rajon ju duhen liderë të vertetë,e jo sharlatan.
Popullit nuk i duhen ata udhëheqës që mbijetojnë në kriza dhe të cilët rregullisht provokojnë konflikte
të mbredshme dhe të jashtme, për interesa përsonale.Përgjegjësia e popullit është ta kontrollojnë pushtetin.
Nese kjo nuk bëhët në kontinuitet , nuk ka pushtet i cili çdo resurs shoqëror nuk e përvetëson .
Liria është gjë të cilën e zgjedhim-ajo humbët
nese ashtu vendosim.
Askush lirinë nuk na falë…!