Ballina Kuriozitete Kjo është arsyeja pse hotelet kanë gjithmonë çarçafë dhe jastëkë të bardhë

Kjo është arsyeja pse hotelet kanë gjithmonë çarçafë dhe jastëkë të bardhë

Teksa festat po afrohen të gjithë po mendojnë se ku do të “arratisen”.

Ndalojmë tek pushimet, hotelet, akomodimi! Shumëkush mendon për atë shtratin e madh e të butë, për një gjumë të qetë, për ato çarçafët tërheqës që thuajse ofrojnë pa kursim të gjitha hotelet ku akomodoheni.

Por, a keni vënë re edhe ju  që hotelet gjithmonë përdorin çarçafë dhe jastëkë të bardhë? Dhe a keni menduar ndonjëherë se pse?

Rezulton në fakt se ka një arsye të fortë që qëndron pas kësaj. Emma Hooton, stiliste shtëpish në Tielle Love Luxury, i tha revistës Red: se çdo ngjyrë tjetër përveç të bardhës venitet me kalimin e kohës.

Kjo nuk ndodh kurrë me nuancën e bardhë, ajo është e përjetshme, tërheqëse dhe e freskët.

Pra e mësuat arsyen!

Që dhoma e hotelit të duket sa më e rregullt, por njëherësh që krevati të duket si i ri dhe super komod, çarçafët e bardhë janë gjithmonë zgjedhje.

Kini parasysh, ato kurrë nuk zbehen pas disa larjeve! Tani edhe ju e dini arsyen!