Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë sot në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, që organizohet nën kujdesin e Presidentit francez, Sh.T.Z. Emmanuel Macron.
Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota. Presidenti Meta pati mundësi për të biseduar me homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane.
Kreu i Shtetit i dhuroi Forumit portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.