Ballina Kuriozitete Edhe kjo ekziston në botë, tualet prej ari me diamantë

Edhe kjo ekziston në botë, tualet prej ari me diamantë

Nëse keni dashur ndonjëherë të dini se sa mund të kusthojë tualeti i një milioneri në Kinë, përgjigjja është rreth 1.2 milionë euro.

Ky tualet që është prodhuar nga një kompani në Hong Kong është i larë në ari, dhe kapaku ka 40 mijë copëza diamanti brenda.

Kompania e luksit që e ka prodhuar quhet “Coronet”, dhe është degë e kompanisë së argjendarive në Hong Kong, Aaron Shum.

Sipas prodhuesit, kapaku është i bërë me xham antiplumb, dhe është stolisur me 40.815 copëza diamanti, që në total shkojnë 334 karat.