Ballina Histori Shqiptarët mes 100 vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris dhe Kongresit...

Shqiptarët mes 100 vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris dhe Kongresit të Lushnjes – Nga Azgan Haklaj

Refleksione politike për udhëkryqin politik.

U mbushën 100 vjet nga Konferenca e Paqes e Parisit, e cila vulosi konfiguracionin politik të Europës mes dy luftërave botërore.
Lufta e Parë Botërore 1914-1918 solli për Europën dhe Botën pasoja të pallogaritshme jo vetëm në aspektin e shkatërrimeve të mëdha e të betejave shfarosëse që shkaktuan dhjetramiliona viktima por dhe një realitet të ri politik e gjeostrategjik.
Kjo betejë e përmasave planetare zhduku nga harta politike katër perandori, atë gjermane, ruse, austrohungareze e otomane.
Renia e Perandorisë Austrohungareze, aleate historike e besnike e shqiptarëve dhe krijimi në vend të saj i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene pati pasoja katastrofike për shqiptarët.
Ata humbën aleatin e madh.
Kosova dhe gjysma e trojeve tona etnike iu nënshtruan një represioni të egër, dhune, genocidi e spastrimi etnik.
Po përse është kaq e nevojshme paralelja mes kohës së sotme e realitetit të një shekulli më parë !?
Arsyet janë të shumta e të njohura për historianët, studiuesit e analistët e politikës dhe për të gjithë ata që ju intereson fati i Atdheut.
Në Konferencën e Parisit të vitit 1919 Presidenti Amerikan Uillson, Kryeministeri Francez Klemanso, Kryeministeri Italian Emanuel Orlando, Kryeministri Anglez David Lloid Xhorxh e përfaqësues të tjerë të fuqive të mëdha qëllim parësorë kishin çmilitarizimin e Gjermanisë dhe ruajtjen e statukuosë politike në Europë.
Sot pas 100 vjetësh Europa e Nato-ja janë para sfidës së ruajtjes së vlerave të lirisë, demokracisë në hapsirën EuroAtlantike nga kërcënimi ruso- turk dhe ekspansioni shovinist bizantino- neootoman.
Mbështetja nga Aleanca Ruso- Turke e regjimeve despotike në Ballkan si në Serbi apo Shqipëri, përpjekja për të kapur me tentakulat e tyre Malin e Zi dhe nëpërmjet neootomanizmit Maqedoninë e Veriut e Kosovën, heshtja diplomatke ndaj synimeve shoviniste të qarqeve ekstremiste ultranacionaliste serbo- sllave ka pasoja të rënda për të sotmen e të nesërmen e Ballkanit dhe veçanarisht për fatin historik dhe ardhmërinë e shqiptarëve në trojet e veta etnike.
Në vitin 19-të të shekullit të kaluar doli në skenë marrveshja e nënshkruar më parë në Beograd mes Esat Pashë Toptanit dhe Kryeministrit Serb Pashiç.
Atëherë Pashai tradhëtar ishte koka e trekëndëshit Beograd-Athinë – Durrës në dëm të interesave kombëtare.
Sot pas një shekulli shqiptarët dhe kancelaritë përendimore janë deshmitarë të Aleancës së Trinomit Rama- Vuçiç- Thaçi të mbështetur fuqishëm nga Binomi
Putin- Erdogan për të jetësuar planin e ndarjes së Kosovës.
Krijimi i Shengenit Ballkanik, ftesa e Putinit për antarësimin në EuroAzi janë përpjekjet për ndryshimin e rrugëtimit EuroAtlantik të Ballkanit përendimorë dhe prologu i Jugosllavisë së Re apo të Serbisë Madhe.
Protagonizmi i lidershqipit shqiptar në këtë skenar tradhëtie ndaj Atdheut nuk është diçka e re dhe e panjohur në historinë shqiptare.
Ajo i ka rrenjët e thella që në Mesjetë, në Epokën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), në Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Luftën e Dytë Botërore, në tradhtinë e Marrveshjes së Mukjes, Konferencave të Pezës e Bujanit e vazhdon dhe sot me të “fortët” e Tiranës dhe Prishtinës Rama e Thaçi.

Në të gjitha ngjarjet e historisë sonë kombëtare janë përplasur fort krahu nacionalist e patriot me klanin e renegatëve e të tradhëtarëve.
Këto beteja i kanë fituar nacionalistët por kuislingët kanë arritur të triumfojnë me mbështetjen e armiqëve të Kombit Shqiptar.
Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore fitimtarët Çurçilli -Ruzvelti- Stalini- Trumani nëpërmjet konferencave të Kajros, Teheranit 28 nëntor 1943, Jaltës 11 shkurt 1945, Potsdamit 17 korrik-2 gusht 1945,Traktatit të Parisit 1946 që kërkonte dorëzimin e menjëhershëm e pa kushte të Japonisë çertifikuan triumfin e tyre dhe deshtimin e boshtit fashist Romë -Berlin -Tokio.
Fuqitë e mëdha, SHBA, Franca, Britania e Madhe, BS, Kanadaja, krejtësisht 21 vende nënshkruan Traktatin e Paqes me dt 10 shkurt 1947.
Shqipëria u rreshtua në krahun e fitimtarëve.
Ajo vertet u çlirua nga pushtuesit por ra nën kthetrat e oktapodit komunist.
75 vite më parë me 25 maj në Kongresin e Permetit kmerët e kuq, fatkeqësisht me gjak shqiptarë, të prirë nga Pol Poti Enver Hoxha, të mbështetur nga Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, vendosën zhbërjen e shtetin të së drejtës dhe zëvendësimin me pushtetin e sovjetëve.
Të njëjtën gjë po bajnë sot Edi Rama dhe Erjon Velia.
Në prag të festave të nëntorit po instalojnë simbolet e komunizmit dhe rehabilitojnë personazhet e diktaturës përfaqësuesit e doktrinës që ndryshoj kahun historik, që për pushtetin shitën Atdheun, në emër të cilës për katër
dekada vranë, burgosën, internuan dhjetramijra vetë.
Ata mbajtën Shqipërinë robinë të ideologjisë ekspansioniste skllavo serbe dhe të parullave të tyre të gënjeshtra të “Internacionalizmit proletar” e “bashkim vllaznimit”.
Konferencat e pas Luftës së Dytë Botërore të fitimtarëve, për shkak të interesave të tyre utilitare i ndanë shqiptarët përfundimisht në disa shtete si gjithmonë.
Mbretëria Serbo -Kroato-Sllovene dhe Jugosllavia Titiste, të krijuara përkatësisht pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore janë përgjegjëse për dhunën, kolonizimin e vrasjen e qindramijra shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë, Mal të Zi, dhe Maqedoninë e Veriut.
Ato janë përgjegjëse për shpërnguljen e e qindramijra shqiptarëve drejt Turqisë me marrveshjet dypalëshe të viteve 1927 e 1952.
Renegatët shqipfolës Napoleon Zerva e Enver Hoxha mbajnë mbi supet e tyre krime të tmerrshme.
I pari për dhunën raciste, spastrimin etnik të Çamërisë 75 vite më parë, si dhe bashkëpunimin me pushtuesit gjermano-italianë në masakrat në jug të Shqipërisë dhe i dyti për Masakrën e Tivarit para 74 viteve, tradhtinë e Konferencës së Pezës, Marrveshjes së Mukjes, Konferencës së Bujanit, e cila sanksionoi vullnetin e Popullit Shqiptar për bashkim nën një shtet e flamur të vetëm.
Ideologjia ekspansioniste e shoviniste pansllaviste ia ka arritur me sukses të gjejë në mesin e shqiptarëve sherbëtorë të zellshëm e të nënshtruar.
Esat Pasha, Enver Hoxha e së fundmi Rama e Thaçi janë raste tipike të politikanëve që për karriget e pushtetin e tyre janë gati të shesin interesat e Atdheut për 30 aspra ashtu siç shiti tek romakët Juda Jezu Krishtin.
Kongresi i Lushnjes i cili në janar të vitit që vjen ka Jubileun e 100 vjetorit të tij është një ngjarje e ndritur e historisë së Kombit Shqiptar, një kryeveper politike e patriotëve shqiptarë e pandarë nga gatishmëria e bijëve të kësaj toke për të bërë çdo sakrificë në emër të lirisë e të mbrojtjes së tërësisë territoriale e të kufijëve të njohur nga Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër në vitin 1913.
Udhëheqësit e Kongresit të Lushnjes u angazhuan në një aksion të madh politik dhe ia dolën brenda një viti jo vetëm të debojnë ushtritë serbo-malazeze nga veriu i Shqipërisë e bandat greke nga territoret e jugut, por dhe të konfirmojnë fuqishëm Aktin e Pavarësisë të vitit 1912, ti jepnin jetë parlamentarizmit, pluralizmit politik e Shtetit Modern Shqiptar.
Meritë të jashtëzakonshme ka burrështetasi Ahmet Zogu për krijimin, konsolidimin e shtetit të së drejtës, mbajtjen lart të patriotizmit dhe frymëzimin e nacionalizmit dhe mbajtjen gjallë të shqiptarizmit në trojet Iliro-arbërore, si dhe ndalimin për tre dekada të vershimit të komunizmit bolshevik në Shqipëri.
Në vitet 1919-1920 i ka rrënjët mirënjohja e përjetëshme e shqiptarëve për SHBA e Presidentin e saj Uillson, i cili me qendrimin e tij parimor e të vendosur e mbrojti Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm e renia në kthetrat e armiqëve shekullorë.
Rritja e peshës politike të faktorit shqiptar në Ballkan sot është një realitet i pamohueshëm e i patjetërsueshëm megjithë manovrat politike, akrobacirat diplomatike, marrveshjet e fshehta të Rusisë, Turqisë, Serbisë, Greqisë për ta zhbërë atë.
Kosova është në realitet shtet i pavarur e sovran.
Shqiptarët e Malit të Zi janë realitet i pamohueshëm me vokacion përendimorë që në momente deçizive të Republikës së Malit të Zi, më votën e tyre percaktuan rrugëtimin e saj EuroAtlantik.
Shqiptarët e Maqedoninë së Veriut janë njësi shtetformuese e garantues të kursit përendimorë të kësaj Republike .
Nuk ka Maqedoni të Veriut pa shqiptarë.
Edhe pse Kalifi Edi Rama u mundua ta pushkatojë Kauzën Çame ajo është kthyer në kryefjalë dhe kallzues i kancelarive përendimore.
Europa e ka të qartë së Rilindja e saj ndodh në Çamëri.
Shqiptarëve të Kosovës e të Maqedoninë së Veriut Ibrahim Rugova e Arbër Xhaferi u projektuan të ardhmen e tyre në gjirin e popujve të civilizuar e të lirë të Botës EuroAtlantike.
Testamentin dhe diskursin e tyre politik e bënë të vetin dy burra të shquar, ish komandantët e luftës, gardianët e lirisë e arkitektët e paqes, apoleoget e trojeve shqiptare Ramush Haradinaj dhe Ali Ahmeti.
Endrren e patriotëve shqiptar të Kongresit të Lushnjes do ta materalizoje opozita e bashkuar e udhëhequr nga korifeu Lulzim Basha, që është sot mazhoranca morale e shqiptarëve.
Nëse këta lider shpirtërorë të Kombit Shqiptar qëndrojnë të pamposhtur në llogoret e tyre politike e në kahjen e drejtë të historisë Rama e Thaçi shohin me tmerr Inkursionin e Ri politik të SHBA- ve në Ballkan dhe si po digjen skenarët ogurzi ruso-serbo-turk e po shterrojnë endrrat e tyre në të cilët ata kishin një rol jo të vogël.
Projektimi i Shengenit Ballkanik, një skenar për izolimin e Kosovës pasi Ramush Haradinaj ndonëse i vetëm ua ndaloj ndarjen e saj në Samitin e Berlinit, është përpjekja e sherbimi i fundit i Zervës së Tiranës e Miladinit të Kosovës dyshes Rama-Thaçi.
Përplasja e dyerve të BE-së në fytyrën e Ramës nuk është bojkot ndaj popullit e Kombit Shqiptar.
Gjuetia ndaj delfinëve filorusë në Ballkan ka filluar dhe kjo specie antipërendimore nuk mbijeton as në xhunglat e politikës.