Ballina Aktualitet AVNI PONARI NDEROHET NGA JAPONIA ME DEKORATËN E LARTË “THE ORDER OF...

AVNI PONARI NDEROHET NGA JAPONIA ME DEKORATËN E LARTË “THE ORDER OF THE RISING SUN, GOLD RAYS WITH NECK RIBBON” PËR KONTRIBUTET E TIJ TË JASHTËZAKONSHME

Më datë 3 nëntor 2019, Qeveria e Japonisë shpalli përfituesit e dekoratave për periudhën vjeshtë 2019, ndër të cilët është dhe Z. Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë – njofton Embassy of Japan in Albania  ( 在アルバニア日本国大使館)

Avni Ponari ka punuar për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë  përgjatë dhjetë viteve të fundit.

Ponari i akordohet dekorata “The Order of the Rising Sun, Gold Rays With Neck Ribbon” për kontributet e tij të jashtëzakonshme.

Ambasada e Japonisë në Shqipëri dëshiron të shprehë admirimin dhe vlerësimin e saj të sinqertë ndaj Z. Ponari për kontributin e tij dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe e përgëzon atë për dekorimin e akorduar.

 Vite ma herët, mr. Avni Ponari, është nderuar nga Qeveria Japoneze me “Çertifikata e Mirënjohjes”, në cilësinë e tij si “Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri”, për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.

Avni Ponari, sivjet, në 20-vjetorin e Sigal Uniqa Group Austria, u dekorua me “Grand Decoration of Honour” nga Presidenti i Austrisë, Sh.T. Z.. Alexander Van der Bellen, si një biznesmen i sukseshëm në Shqipëri dhe kontribues për vendin tij dhe me një kontribut të veçantë edhe për shtetin e Austrisë.

Gjithashtu, z. Avni Ponari, ndërvite, për kontributet e tij kombëtare e ndërkombëtare të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare, kanë qenë ndër faktorët kryesorë për vlerësimet e shumta që i ka marrë nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, duke e vlerësuar e nderuar atë me vlerësime dhe titujt si: “Lider i Arrirë”-(pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë); “Njeriu i Vitit”-nga “Instituti Amerikan Biografik”, “Menaxher i Vitit” – nga “Komiteti i Sokratit të Oksfordit”në Mbretërinë e Bashkuar; Kush është Kush” – (nga Ndërkombëtarja “Who is Who”, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935); “Fellow” i “Paul P. Harris– (“Klubi Ndërkombëtar i Rrotës”, një rrjet global prej 1.2 milionë liderësh, fqinjësh, miqësh, dhe zgjidhës problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin); “Kavalier i Paqes”- nga “Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve”; dhe “Menaxheri më i mirë” nga “Financë në Evropën Qëndrore”; “Qytetar Nderi” i Tropojës, i Durrësit e i Elbasanit;  “Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta kombëtare shqiptare të përditshme; Cmimi “Justiniani i Madh” nga Akademia Monarkiste Shqiptare si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri; Cmimin “Pjetër Bogdani” nga “Gazeta e Alpeve” në “Takimin e Gjakovës”, më 26 prill 2019, etj.

Avni Ponari, ndonëse mban dekorata të larta nga Japonia e Austria; mban tituj e cmime nga institucione e organizma të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, por ai ende nuk ka asnjë dekoratë nga Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës…(!).

 

Ramiz LUSHAJ