Ballina Ravijëzime KOSOVË – SHQIPËRI – MALI I ZI Bukuri të rralla të...

KOSOVË – SHQIPËRI – MALI I ZI Bukuri të rralla të natyrës, veçanti kulturore, sfida të politikës – Këndvështrime nga dr. Islam LAUKA, diplomat, analist, pedagog

Ujvarat e Bjeshkёve tё Bekueme

Pas Ujёvarёs sё Vuthajt, dje i erdhi radha Ujёvarёs sё Valbonёs pёr ta vizituar. Mbase, Gjergj Fishta ka pasur parasysh pikёrisht kёtё ujёvarё, kur ka shkruar: “Atje, mi Valbonё, rrin Ora e Shqipnisё”. Vёrtet, vend i denjё pёr orё e zana. Megjithёse ёshtё gushti dhe uji nё rrjedhёn e sipёrme tё Valbonёs ёshtё zvogёluar shumё, ujёvara mbetet njё mrekulli e papёrsёritshme. Kush nuk e ka vizituar atё, nuk e kupton dot zanafillёn e bukurisё sё Valbonёs.

Mos humbisni rastin, ejani dhe shijojeni kёtё dhuratё sa qiellore, aq dhe natyrore.

 

5 gusht 2019

 

 Me largimin e Boltonit, mpaken kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës

Sot, Presidenti Amerikan, Donald Tramp, njoftoi se e ka larguar Xhon Boltonin nga posti i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Ai njihet si një ndër kundërshtarët më të paskrupuj të pavarësisë së Kosovës. “Argumenti” i tij kryesor për mosnjohjen e pavarësisë së saj, në fillim të vitit 2008, ishte se, me këtë akt, SHBA rrezikonte prishjen e marrëdhënieve me Rusinë putiniste. Armiqësinë me shtetin tonë të ri, Boltoni e thelloi me deklaratat e vitit të kaluar, në mbështetje të tezës së shkëmbimeve territoriale midis Kosovës dhe Serbisë.

Megjithëse i vonuar, ky vendim i Presidentit Tramp është i drejtë dhe në interes të Kosovës. Me largimin e tij, mpaken kundërshtarët e pavarësisë së saj.

 

10 shtator 2019

 

Aleancë me autokratin Erdogan

Këto ditë, po debatohet shumë rreth ngritjes në Parkun e Tiranës të një memoriali për qytetarët turq, që humbën jetën në grushtin e deshtuar të shtetit në Turqi, në vitin 2016. E keqja është se asnjë institucion shtetëror, në nivel lokal apo qendror, përfshirë Bashkinë, Ministrinë e Jashtme dhe Kryeministrinë nuk pranon të japë informacion mbi vendimmarrjen dhe proçesin e vendimmarrjes për vënien e pllakës përkujtimore për një ngjarje të dyshimtë. Ne u ndodhëm para një fakti të kryer: një memorial në mes të Parkut të Tiranës, kushtuar qytetarëve të një vendi të huaj, pa ditur se me urdhër të kujt u ndërtua ky objekt. Kjo ndodh në një kohë, kur qytetarët e Tiranës dhunohen e ndëshkohen keq, sikur edhe një dritare të përpiqen të rregullojnë pa leje të Bashkisë .

Duket se çdo gjë është bërë në fshehtësi të plotë, larg syve të publikut, nga ai që, shpesh e më shpesh, po merr urdhëra nga autokrati Erdogan-Kryeministri Edi Rama.

Të njëjten gjë bëri vitin e kaluar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur, me urdhër të Erdoganit, në mënyrë të fshehtë, arrestoi dhe dëboi nga vendi 6 shtetas turqë, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare. Në këtë përfundim arriti Komisioni i Kuvendit të Kosovës, i ngritur posaçërisht për këtë problem.

Veprimet e Ramës dhe të Thaçit nuk janë në interes kombëtar të shqiptarëve dhe as të aspiratave të tyre integruese euroatlantike. Ato u shërbejnë vetëm interesave të tyre personale dhe aleancës, ku ata janë rreshtuar, nën komandën e autokratit Erdogan.

 

15 gusht 2019

 

Mbi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Sot u vendos shpërndarja e Kuvendit të Kosovës. Ky akt e çon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në situatën politike të krijuar, pas dorëheqjes së KM Haradinaj, duket se nuk kishte zgjidhje tjetër. Le të shpresojmë dhe të urojmë me zemër që zgjedhjet e reja t`u sjellin qytetarëve të Kosovës më shumë zhvillim, demokraci dhe stabilitet.

Është për t’u theksuar që asnjë nga 6 kryeministrat e Kosovës së pasluftës nuk e ka përfunduar mandatin e tij. Nuk mendoj që kjo gjë duhet të na bëjë që të mburremi, por në dritën e zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, ku KM Rama është kapur me thonj e me duar pas pushtetit dhe, me pretekstin e krijimit të “preçedentit negativ”, as që pranon të flasë për zgjedhje të parakohshme, përvoja kosovare duhet marrë në konsideratë.

Zgjedhjet, qofshin edhe të parakohshme, janë të shëndetshme për demokracinë.

 

22 gusht 2019

 

Lajm i mirë për Kosovën

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës caktoi Vjosa Osmanin si kandidate të saj për Kryeministre të Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 6 tetor 2019. Ky është një lajm i mirë për Kosovën. Vjosa i takon një plejade të re politikanësh, e pakomprometuar me pushtetin dhe e pakonsumuar në luftën politike, ku shpesh nuk mungojnë bërrylat. Ajo është gruaja më e votuar në Kosovë.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë dy politikanë, tek të cilët sot qytetarët e Kosovës kanë drejtuar sytë e tyre për shkapjen e shtetit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e vendit.

Urime Kosovë!

 

26 gusht 2019

 

Kështjella e Skënderbeut në Kep të Rodonit

Pas vizitës së kishës së Skënderbeut, vitin e kaluar, këtë vit, gjatë pushimeve në Gjirin e Lalzit, pata rastin të vizitoj kështjellen e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Ndërtimi i saj filloi, rreth vitit 1450 dhe përfundoi në 1452. Këtë kështjellë Skënderbeu e shfrytëzoi gjatë tërheqjeve të tij takitike në luftën kundër Perandorisë Osmane.

Një pjesë e kështjellës është ruajtur në gjendje të mirë, deri në ditët e sotme. Pranë saj ndodhet një plazh shumë i bukur, me ujë qelibar. Ata që duan ta vizitojnë kështjellën duhet të llogarisin, rreth 30 minuta me makinë (nga Gjiri i Lalzit) dhe 15-20 minuta, me këmbë, në një rrugë me terren të thyer. Por ja vlen!

 

30 gusht 2019

 

 

Miqёsia me Jonin

Ka 20 vjet qё, ҫdo verё, takohem me Jonin, nё tё njёjtin vend, nё Dhёrmi. Edhe kur nuk kam patur kohё tё qёndroj gjatё, nuk e kam mbyllur verёn pa e parё, tё paktёn, njё ditё. Vetёm njё herё e kam “tradhёtuar”, nё vitin 2010, kur, pёr tё plotёsuar dёshirёn e fёmijёve, shkuam nё Belek, Turqi dhe, nga 10 ditё tё parapaguara, qёndruam vetёm 5, pёr t’u kthyer pranё Jonit, nё Dhёrmi.

Pёr shkak edhe tё profesionit, mё ka qёlluar tё shoh plazhe shumё tё bukura, nё tё katёr anёt e botёs, qё nga Italia, Spanja, Egjipti, SHBA, deri nё Kinё dhe Japoni. Por me detin Jon, me Dhёrmiun tonё, nuk ka tё krahasuar asnjё vend tjetёr nё botё.

Me lejen e Sovranit, shpresoj qё nё Dhёrmi tё shkoj, pёrsёri e pёrsёri.

Mirё tё gjetsha, Dhёrmi – vendi i ngrohtёsisё dhe freskisё sё pёrjetshme!

 

31 gusht 2019

 

Në Alpe, Alban Lauka nderohet me Çmimin “Shtjefën Gjeçovi”

Me 01.08.2019 mora pjesë në “Takimin Plavë-Guci”, organizuar nga Gazeta e Alpeve “Tropoja” dhe themeluesi i saj, Ramiz Lushaj. Në këtë veprimtari u ndanë çmime për një numër personalitetesh vendore dhe kombëtare. Djali im, Albani u nderua me çmimin “Shtjefën Gjeçovi”.

Po këtë ditë, mora pjesë në veprimtarinë, “Alpet Shqiptare”, Vuthaj 2019.

Ndërsa, më 31 Korrik vizitova një ndër pjesët më të bukura të Kelmendit, skajin më verior të Shqipërisë londineze, Vermoshin, i cili përbën vazhdimin e natyrshëm të Luginës Plavë-Guci, fatkeqsisht e ndarë dhunshëm në mes.

 

1 gusht 2019

Fitore historike e Kosovës

Megjithëse me shumë mungesa, sot Përfaqësuesja e Kosovës në futboll arriti një fitore të madhe kundër ekipit çek, ish-kampion i Europës, duke siguruar vendin e dytë në Grupin “A”, me mundësi reale për t`u kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian, 2020.

Ju lumtë djema!

Urime Kosovë!

 

8 shtator 2019

 

Dua në vendlindjen e gjyshit, në Tropojë

Në një nga fundjavët e këtij gushti, Dua ishte në vendlindjen e gjyshit, në Viliq, Bytyç, ku, në vend të personazheve të filmave me kartona, u njoh me ata realë. Mbi të gjitha, takoi stërgjyshen e saj të mirë, Kune Brahën.

 

28 gusht 2019.

Dua me gjyshin dhe stërgjyshen

 

Kepi i Rodonit

 

Dr. ambasador Islam Lauka me zonjen e tij, Fatbardha Lauka dhe Gjergj Franin e Vermoshit (një hotel mban emrin e tij) dhe dr. Jashar Demiri i Dibres e Tiranës, Ali Demushi i Tropojës e Shkodres…në Vermosh të Kelmendit