Sipas shkencëtarëve amerikanë, një truk për ta larguar stresin mund të jetë po aq i lehtë sa thjesht të ecni pak në natyrë.
Studimi, i cili është publikuar në “Frontiers in Psychology”, sugjeron se 20 minuta ecje në natyrë mund t’jua zvogëlojnë nivelet e hormonit të stresit.
Shkencëtarët u kanë kërkuar pjesëmarrësve të ecin për 10 minuta ose më shumë, të paktën 3 herë në javë.
Nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, ishin matur para dhe pas së ashtuquajturës “pilulë natyrale”.
Kështu, studimi kishte zbuluar se pas shëtitjes në natyrë, kortizoli ishte zvogëluar mesatarisht 10%.
Vlen të ceket se pjesëmarrësit kishin pasur të drejt të zgjedhin vet se në cilin kohë dhe në cilin vend kishin dalë për të ecur.
Gjatë ecjes, pjesëmarrësit nuk kanë qenë të lejuar të bëjnë ushtrime aerobike apo t’i përdorin rrjetet sociale, internetin, të bëjnë telefonata e as të lexojnë.
Gjithashtu, ecja është dashur të bëhet gjatë ditës.
Këto zbulime janë në përputhje me studimet tjera që sugjerojnë se dalja në natyrë vërtet se e largon stresin