Ballina Shëndet Cilat janë rreziqet shëndetësore që sjell mungesa e rrezeve të diellit?

Cilat janë rreziqet shëndetësore që sjell mungesa e rrezeve të diellit?

Jemi duke u futur në atë periudhën e vitit ku parimisht shndërrohemi në “krijesa të natës”.

Dhe kjo nuk ka të bëjë me atë se ka filluar sezoni i ahengjeve, por për shkak se dielli refuzon të shfaqet.

Na bie të zgjohemi për punë kur është ende errët, punojmë në errësirë sepse duhet të qëndrojmë tërë ditën brenda për t’u fshehur nga i ftohti, dhe kur dalim nga zyra, me shumë gjasë është ende errët.

Një studim i ri ka zbuluar se pothuajse gjysma e punëtorëve të zyrave në Londër i marrin vetëm 30 minuta rreze dielli në ditë gjatë dimrit.

Efektet e dëmshme të ekspozimit të tepërt në rreze të diellit veçse dihen. Të gjithë e dimë se duhet ta lyejmë fytyrën me krema për t’u mbrojtur nga kanceri, plakja e parakohshme dhe rrezatimet e lira.

Megjithatë, sasitë e vogla të rrezeve të diellit janë diçka për të cilën dimë pak. E posaçërisht kur bie fjala për vitaminën D.

Ekspertët tregojnë se mungesa e ekspozimit në diell mund të shkaktojë një sërë problemesh, duke përfshirë eshtra të dobët, deformime në këmbë, disa lloje të kancerit, depresion, probleme me lëkurë, shtim të peshës dhe probleme kognitive.

Thënë më thjesht, mungesa e vitaminës D jo vetëm se ndikon fizikisht, por edhe mendërisht.

Pa u ekspozuar mjaftueshëm në diell, nivelet e serotoninës mund të bien dhe nivelet e ulëta të serotoninës ndërlidhen me rrezik të lartë të depresionit.

Doktorët thonë se D3 është forma më e rëndësishme dhe më efikase e vitaminës, ndërkaq mënyra më e mirë për ta marrë atë është përmes peshqve si salmoni, vaji i peshkut, vezët, gjalpi, etj. Por, këtë vitaminë e bën trupi vetvetiu kur lëkura ekspozohet direkt në rrezet e diellit.