Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka rritje të importit në krahasim me eksportin.
Vendet e rajonit gjatë këtyre viteve kanë arritur që të rrisin më shumë eksportin në krahasim me importin.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në vitin 2018, ka importuar mallra në vlerë 3.347 milionë euro dhe ka eksportuar 367.5 milionë euro.
Kjo i bije që nga viti 2015 deri në vitin 2018, rritja në import ka qenë 712.307 milionë euro, kurse, rritja në eksport gjatës kësaj periudhe ka qenë 43.206 milionë euro.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjate viti 2018 me atë të vitit 2017 shifrat tregojnë se kemi një rënie vjetore prej (2.8%), rënie ku Kosova vazhdon të ketë bilancin negativ tregtare.
( Të dhënat janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar edhe të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti, të cilat tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 0.1% në muajin shtator 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 257.3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 257.1 milionë euro në vitin 2018.
Sipas ASK-së në muajin shtator, eksporti mbulon importin me 13.0%. Eksporti i mallrave në muajin shtator 2019 kishte vlerën 38.4 milionë euro, ndërsa importi 295.7 milionë euro, që është një rritje prej 4.7% për eksport, dhe një rritje prej 0.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.