Ballina Shëndet Zbulohet antidoti i sëmundjeve të shekullit

Zbulohet antidoti i sëmundjeve të shekullit

Kanë lindur kaviet e modifiuara për të jetuar më gjatë, dhe të paprekshëm nga tumoret, diabeti, obeziteti. Mund të jetojnë deri në 13% më gjatë, falë kromozomeve anti-moshë, me kromozome që kanë ekstremitetet mbrojtëse më të gjata se zakonisht dhe që janë përftuar pa modifikuar ADN, por duke shfrytëzuar kapacitetin e qelizave staminale embrionale.

Rezultati konsiderohet mjaft i rëndësishëm nga shkenca, dhe është një hap domethënës në kërkimet mbi zgjatjen e jetës. Studimi është realizuar nga Qendra Kombëtare Spanjolle për kërkimet mbi kancerin dhe është publikuar në revistën shkencore ‘Nature Communication’.

Kërkimi në fjalë mbron idenë, që për jetëgjatësinë, jo domosdoshmërisht duhet prekur ADN.

Kaviet, në këtë rast, janë më elegantë sesa pesha normale, pasi akumulojnë më pas yndyrna. Ata shfaqin një plakje metabolike më të ngadaltë me nivele më të ulëta të kolesterolit dhe më pak tolerant ndaj insulinës dhe glukozës. Dhe më kalimin e kohës, ADN e tyre dëmtohet më pak dhe mitokondritë e tyre, që janë edhe “thembra e Akilit”, funksiojnë në mënyrë më efikase.